Avokati i pandehur mashtron për llogari të Veliajt
Një ditë para seancës për kryebashkiakun e arrestuar të Ti...
Një ditë para seancës për kryebashkiakun e arrestuar të Ti...

Një ditë para seancës për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj në Gjykatën e Lartë, mediat e pushtetit, propaganda, njerëzit e Veliajt po vijojnë skenarët dhe skemat duke mashtruar opinionin publik.
Avokati i pandehur i SPAK, Plarent Ndreca në një dalje televizive ka deklaruar se nuk ka arsye që Erion Veliaj të qëndrojë në paraburgim, se ndërhyrja e mundshme në prova nuk mund të prezumohet, por duhet të mbështetet në fakte konkrete.
Ky është një mashtrim. Gjykata në vendimin e saj e ka theksuar, e zeza mbi të bardhë, se Erion Veliaj i lirë rrezikon të ndotë provat.
Sa i përket mbështetjes në fakte konkrete që pretendon Ndreca është fakt se, Klotilda Bushka ka prishur provat duke intimiduar dhe duke i marrë telefonin dëshmitares.
Për këtë, për të njëjtën dosje, Bushka është akuzuar për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal dhe është dërguar për gjykim.
Avokati i pandehur Plarent Ndreca thotë më tej se, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar mungesën e një arsyetimi, që të treja shkallët e gjyqësorit nuk kanë vlerësuar elemente të tjera.
“Gjykata Kushtetuese ka konstatuar mungesën e një arsyetimi, që të treja shkallët e gjyqësorit nuk kanë vlerësuar elemente të tjera, siç është që z. Veliaj ka një mandat kushtetues në raport me ndërhyrjen potenciale të mundshme. Edhe rrethana e faktit që masa e sigurimit ka rënë si arsye”, tha Ndreca.
Edhe ky një tjetër mashtrim. Erion Veliaj është lënë në burg në të gjitha nivelet e gjykatave. Gjykata Kushtetuese nuk e ka rikthyer kurrë në zyrë Erion Veliajn. Gjykata Kushtetuese, kurrë nuk e ka gjetur ndalimin e tij joligjor se po të ishte i tillë, Gjykata Kushtetuese do të thoshte “lironi Erion Veliajn të kthehet në detyrë”.
Gjykata Kushtetuese i ka thënë Gjykatës së Lartë ma arsyetoni, pse kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të qëndrojë në burg në raport me zgjedhjen e tij si kryetar bashkie. Nuk ka asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese që thotë Erion Veliaj të kthehet në zyrë, Erion Veliaj duhet të lirohet etj.
Ndreca më tej shprehet se, ka kaluar një vit që hetimi ka përfunduar dhe nuk ka asnjë arsye që Veliaj të mbahet në masën ekstreme të sigurisë.
“Edhe rrethana e faktit që masa e sigurimit ka rënë si arsye. Ka kaluar një vit që hetimi ka përfunduar dhe nuk ka asnjë arsye që z.Veliaj të mbahet në masën ekstreme të sigurisë. Gjykata Kushtetuese me të drejtë vendosi si arsye shtesë ë kemi të bëjmë me një të zgjedhur politik. Nuk ka asnjë mundësi të ketë cenim të provave. Prokuroria është e gatshme t’i drejtohet gjykatës. Prezumohet që prokuroria e ka përfunduar të gjithë procesin e saj dhe i ka të gjitha provat për të bindur gjykatën. Arsyeja që mbahet në paraburgim është ajo që thonë zotërinjtë e Gjykatës Kushtuese, që gjykatat nuk kanë vlerësuar si duhet raportin e Veliajt”, tha avokati Ndreca.
Erion Veliaj nuk kërkon një masë ndryshe sigurie, pra arrest në shtëpi apo detyrim me paraqitje, Erion Veliaj kërkon të kthehet aty ku ka kryer 13 vepra të rënda penale, pra në zyrë.
Nuk ka asnjë gjykatë në botë që të nxjerr dhe të liron që të kthehesh aty ku ke kryer vepra të rënda penale 19 muaj pasi je arrestuar, ku nuk ke bërë gjë tjetër veçse ke sulmuar prokurorë e gjyqtarë të drejtësisë, ke tentuar të shkatërrosh procesin dhe për më tepër në 14 muaj nuk ke shkuar në gjykatë dhe ke shtyrë seancat gjyqësore megjithëse një mal me prova dhe fakte janë në GJKKO.
Veliaj vijon me sagën e zvarritjeve gjyqësore, duke gjetur strategji dhe alibi për të shtyrë seancat ashtu siç ka bërë prej më shumë se një viti, një herë duke përdorur si pretekst sëmundjet, herë tjetër ndryshimin e avokatëve, tjetrën herë kafazin e xhamit, së fundi lindjet. Deri më tani ka ndryshuar disa avokatë, i është vendosur edhe avokat kryesisht, tani ka avokatin e pandehur Plarent Ndrecën dhe sërish vijon të mos shkojë në gjykatë. Nga ana tjetër gjykata ia ka pezulluar afatet e paraburgimin dhe sërish nuk shkon të gjykohet.
Dalja e njerëzve të Veliajt një ditë para seancës në Gjykatën e Lartë tregon propagandën e pandalshme me mashtrime që bëhen për llogari të Erion Veliajt.
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj ndodhet në burgun e Durrësit për 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, korrupsion, pastrim të produkteve të veprës penale, shpërdorim detyre, fshehje e pasurisë dhe futja e sendeve të ndaluara në qeli.
Prej një viti e tre muaj, ai nuk shkon të gjykohet dhe nuk ka dalë një herë të vetme të kundërshtojë provat dhe faktet që prokurorët kanë gjetur kundër tij, por me skenarë dhe skema të ndryshme vazhdon të shtyjë pafundësisht gjyqet në GJKKO. /CNA
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi me 8 vota pro,...
Seanca në Gjykatën e Posaçme ku do të shqyrtohet kërkesa e...
Rrjeti SafeJournalists ka dënuar kërcënimin me jetë ndaj g...
Kontrolle blic janë kryer në paraburgimin e Bradasheshit, ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka mbaj...
Qeveria ka ndryshuar rregullat për përdorimin dhe privatiz...
Drejtuesi i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hi...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alban Xhelili, është em...
Gazetari Osman Stafa është kërcënuar me jetë me anë të një...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në lidhje ...
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 20 persona në lid...
Gara për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm vijon të j...
Ky titull është thelbi i përgjigjes që pritet të merret ng...
Shtyhet seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për dosjen ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Këtë të hënë ka nisur në të gjithë vendin viti i ri shkoll...
Mëngjesi i sotëm në Tiranë ka qenë me një trafik të rëndua...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor, kryeministr...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) d...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Kanë nisur hetimet për kallëzimin me jetë ndaj gazetarit O...
U vihet në ndihmë dy turistëve gjermanë që humbën rrugën n...
Sekuestrohen 41 kg e 350 gramë kokainë, me vlerë tregu rre...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Shtatori ka një mënyrë të vetën për t’i bërë shpenzimet e ...
Ditën e sotme në shkollat e vendit nis viti i ri shkollor ...
Pagat e personelit shkollor dhe veçanërisht të mësuesve e ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka njoftuar sot se Ukra...
Bashkimi Evropian (BE) tha se është në dijeni të votimit t...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se përk...
Në një samit të mbajtur sot në qytetin verior finlandez të...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Euro e ka nisur javën me rënie të mëtejshme në kursin e kë...
Prej fundjavës çmimet e karburanteve në tregun e pakicës k...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...