Panik në fluturimin e American Airlines, gruaja zhvishet plotësisht dhe kryen veprime të pahijshme para pasagjerëve të tjerë

14/09/2026 18:03

Paniku ka përfshirë një fluturim të American Airlines të premten, më 11 shtator, pasi një pasagjere u zhvesh plotësisht dhe kreu akte të pahijshme para pasagjerëve të tjerë.

Ngjarja ndodhi gjatë fluturimit 1779 të American Airlines, i cili ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Baltimore/Washington me destinacion Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, pasagjerja, e ulur në rreshtin 9, u zhvesh gjatë fluturimit dhe sjellja e saj u vu re nga pasagjerë të tjerë. Incidenti u raportua në Qendrën e Operacioneve të Integruara të kompanisë ajrore, me rekomandimin që pas uljes të ndërhynin autoritetet.

Një mesazh i sistemit ACARS, që përdoret për komunikimet dhe raportimet nga avionët, dokumentoi incidentin. Në të thuhej se një anëtare e ekuipazhit kishte raportuar se pasagjerja në sediljet 9D/E/F kishte hequr të gjitha rrobat dhe ishte vërejtur nga pasagjerët e tjerë duke kryer veprime të pahijshme.

Nuk është bërë e qartë nëse ekuipazhi ndërmori masa për ta kufizuar pasagjeren gjatë fluturimit.

Pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, pasagjerja u arrestua nga autoritetet. Detajet mbi akuzat konkrete ndaj saj nuk janë bërë të ditura.

Ky është incidenti i dytë i pazakontë i raportuar në një fluturim të American Airlines brenda pak ditësh. Më 6 shtator, një tjetër pasagjer u lidh në sedilje me shirit ngjitës dhe kapëse barku nga pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit, pasi dyshohet se kishte bërë komente raciste dhe homofobike.

Ngjarjet kanë tërhequr vëmendjen për incidentet e përsëritura të sjelljes problematike në bord gjatë fluturimeve të kompanisë amerikane.

Top Channel