Nga Boldnews.al
Edhe fjalia që nis me: do të… kërkon qoftë edhe pak karakter, për të mos u lëshuar vend e pa vend, por thënësi i saj është ligjërisht i “pa përgjegjshëm”- në kuptimin e mosmbajtjes përgjegjësi për ato që thotë.
“Së shpejti, ne do të nënshkruajmë marrëveshje me një nga rrjetet më të mëdha universitare të botës i cili është i bazuar në Londër dhe pjesë e marrëveshjes është edhe plani i përbashkët për të hapur universitetin e Mjekësisë në Fier. Do të jetë një universitet ndërkombëtar me reputacion ndërkombëtar, një universitet jo vetëm për studentët shqiptarë por për studentë nga e gjithë bota”, tha kryeministri Edi Rama.
Para se të shkosh në universitet, qoftë edhe ai ndërkombëtar (në moçalin myzeqar), duhet të kalosh nga arsimi fllor, më pas i detyrueshëm, i mesëm dhe në fund universitar.
A i kemi në universitarët e ardhëshëm për të studiuar në “ndërkombëtarin fierak”? Në të gjthë vendin në nisjen e ditës së parë të shkollës u pa ulje e ndjeshme e numrit të nxënësve. Janë 5900 fëmijë më pak se viti i kaluar në shkolla dhe pas çdo viti rënia duket e ndjeshme. Në këtë vorbull nuk bën përjashtim as Fieri, për të cilin Rama thotë se do të hapet një universitet mjekësie i madh ndërkombëtar…
Në të gjithë bashkitë e qarkut Fier, zyrtarisht pohohet se ka një ulje të ndjeshme të numrit të nxënësve, veçanërisht në Patos, Roskovec dhe Mallakastër. Për kreun e qeverisë vlen një universitet ndërkombëtar në Fier që thotë se “do të… ndodhë”, por pa dhënë një kohë të saktë se kur do të nënshkruhet marrëveshja.
Thonë se këtë “Universitet Ndërkombëtar Mjekësie në Fier” do e lakmojnë studentët më të mirë nga e gjithë bota. Kriteret e pranimit do të jenë të rrepta … Ku ndodhet? Aty në Fier, pa hyrë brenda qytetit dhe pa kaluar ish-azotikun…! Nëse ende nuk e keni gjetur pyesni dhe mund tu thonë se: do të…!













