Trump: Ukraina dhe Rusia ranë dakord të mos godasin objektivat energjetike

14 Shtator 2026 | 18:14

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord për një ndërprerje të ndërsjellë të sulmeve ndaj objektivave energjetike .

Në një postim në platformën Truth Social, presidenti amerikan pohoi gjithashtu se rritja e çmimeve të naftës në mbarë botën “është kryesisht për shkak të luftës Rusi-Ukrainë dhe jo Iranit”.

“Ukraina pranoi të mos godiste objektivat ruse të energjisë. Rusia pranoi të bënte të njëjtën gjë! Rritja e çmimit të naftës në mbarë botën është kryesisht për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, jo Iranit”, shkroi ai.

Në fund të gushtit, Rusia njoftoi se po përgatiste “sulme masive” kundër objekteve të sektorit energjetik të Ukrainës, në një kohë kur sulmet në shkallë të gjerë midis dy vendeve ishin përshkallëzuar. 

Të dielën, Trump i bëri thirrje Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të ndalojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës dhe infrastrukturës tjetër të përdorur për prodhimin dhe shpërndarjen e naftës, duke argumentuar se sulmet po shkaktojnë një mungesë globale.

Ndërhyrja e tij erdhi pasi çmimet e naftës arritën një nivel rekord në SHBA të premten, kur çmimi mesatar tejkaloi 6 dollarë për galon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Irani kërkon marrëveshje me SHBA-në, vendimin do ta marr unë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar të hënën se Irani dëshiron të arrijë sa më shpejt një marrëveshje me Uashingtonin, ndërsa theksoi se do...
18:04 | 14/09/2026

Dy vjet pa 5G, banorët në Indi lidhin me kabllo teknikun që shkoi të rregullonte sinjalin (VIDEO)

Një incident i pazakontë ka ndodhur në një fshat në Indi, ku banorët, të zemëruar nga mbulimi i dobët 5G, thuhet se kanë lidhur një...
17:58 | 14/09/2026

Avioni privat i miliarderit turk del nga pista në Libi dhe merr flakë (VIDEO)

Një alarm u dha të hënën në mëngjes, më 14 shtator, në aeroportin e Misratës në Libi, kur një avion privat rrëshqiti nga pista gjatë...
17:14 | 14/09/2026