Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Shqipëria e Edi Ramës dhe Ron Yeffet

‘SPAK ka dalë si një subjekt i ri politik’/ Strazimiri: Opozita i vetmi faktor serioz përballë Ramës

16:53, 14/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, akuzoi qeverinë Rama se po vepron me nxitimin e një pushteti që e ndien fundin pranë.

Duke komentuar denoncimet e fundit të opozitës, Strazimiri tha se mazhoranca “po vjedh sikur të jetë dita e fundit në pushtet”, ndërsa u ndal te lidhjet e personave të afërt me familjen e kryeministrit me struktura që administrojnë fonde publike.

Deputeti theksoi që kjo tregon se pushteti po heq dorë edhe nga përpjekja për të kamufluar lidhjet me skemat e përfitimit nga paratë publike.

Strazimiri shprehu gjithashtu mosbesim ndaj drejtësisë së re dhe SPAK-ut, duke e akuzuar sistemin për standarde të dyfishta në trajtimin e çështjeve që prekin mazhorancën dhe opozitën.

Ai deklaroi se përballë qeverisë, faktori i vetëm serioz politik mbetet Partia Demokratike, ndërsa protestat qytetare i cilësoi si një zhvillim pozitiv, pavarësisht problemeve me organizimin dhe koordinimin.

Strazimiri tha se përballja politike dhe presioni qytetar janë rruga për t’i dhënë fund asaj që ai e cilëson si abuzim të pushtetit dhe kapje të institucioneve.

Pjesë nga intervista:

Unë mendoj që banda ka shteruar kapacitetin e vjedhjes, e ka bërë 101% realizimin e planit të vjedhjes vazhdon të vjedhë sikur të jetë dita e fundit në pushtet, po sikur të jetë ora e fundit. Merr domethënë edhe të ikjen. Veçanërisht do të doja të ndalesha tek denoncimi i fundit i kolegut Bardh Spahia në rastin me lidhjen direkte të lidhje me familjen e gruas së kryeministrit, do të thotë që ka probleme banda brenda për brenda.

Edhe deri tani sigurisht paratë në mënyrë të tërthortë me një apo me dy stacione te familja e kryeministrit dhe xhepi i kryeministrit shkonin. Po fakti që janë detyruar të heqin kamuflimin dhe të vendosin atë personin, kushërirën e parë të gruas së kryeministrit dhe një vend që është paralajmëruar që është një strukturë e paralajmëruar që do të grabisi si fshesë me korrent të gjithë buxhetin praktikisht domethënë një lloj belindllëku tashmë në shëndetësi, tregon që banda brenda për brenda ka probleme, asnjë cent nuk lejohet të humbasë rrugës, nuk i fshihen më, e kanë krejtësisht të domosdoshme të kenë atë personin, njeriun e tyre me lidhje direkte me ta. Besoj që domethënë vetë po paralajmërojnë momentet e fundit të tyre në pushtet me këtë babëzi që kanë, me këtë ngut që kanë dhe me këtë mungesë filtri për të fshehur lidhjen direkte me vjedhjen.

Unë them që është frika e ikjes nga pushteti, përpara se të ikje vetë atë pushtetin nuk e ruan dot, mendoj unë. Pushtetin nuk e ruan dot sepse nuk është në dorë të tij, të paktën të vjedhë, e vjedh në mënyrë direkte. Nuk ka më luksin t'i humbasi gjë rrugës, nuk ka më luksin të mos ketë besim të kontrollojë bashkëpunëtorët e tjerë të bandës ku di unë, Ilir Beqjen e radhës apo ku di unë Gerta Manastirliun e radhës, po vendosin personin e tyre, njeriun e shtëpisë që t'i sjelli direkt në shtëpi lekët e të mos kemi asnjë dyshim.

Unë mendoj që e vetmja, i vetmi lojtar në fushë që është realisht përballë qeverisë është opozita politike, që do të thotë Partia Demokratike. Përsa i përket drejtësisë asgjë s'është sekret unë nuk kam pikën e besimit, te kjo drejtësi e bërë nga Edi Rama, e bërë nga Belinda Balluku. Të presësh nga e motra e Belinda Ballukut pafajësia e figurës së atyre që normalisht do duhet të na bëjnë drejtësi, do të ishte naive të mendonit se pjellla e motrës së Belinda Ballukut do të çonte në burg Belinda Ballukun. Sado që është kapur, sado që është flagrante, sado që është publike.

Sigurisht, çështjet janë të hapura, Belinda është në rrugë, Belindës vazhdojnë i gjehen vilat, a ka treqind, a ka tre a ka tridhjetë e një, kjo është pak, kjo ka pak rëndësi tashmë. Kjo në qoftë se nuk jemi bindur deri tani që është drejtësia e Belinda Ballukut, nuk është drejtësia e pavarur e bërë nga partnerët e tjerë e tjerë domethënë broçkulla që dëgjojmë. Në qoftë se nuk jemi bindur deri tani, atëherë domethënë nuk di çfarë duhet të ndodhë që të bindemi. Unë jam ndër ata që kam pasur që në momentin e parë, kam thënë një drejtësi e bërë me instrumenta të kalbura sovjetikë, e prekur nga duart e ndyra të krimit në parlament nuk mund të jetë ajo e duhura. Nuk mund të jetë as europiane, as euroatlantike, as drejtësi efiçiente, as drejtësi e drejtë. Kështu që nga kjo pikëpamje në qoftë se prisni përgjigje tjetër po flisni me njeriun e gabuar.

E vetmja gjë për të cilën jam angazhuar, unë edhe e kam thënë, e kam shkruar, ja them vazhdoj ta them, SPAK dhe drejtësia e re ka dalë si një subjekt i ri politik në skenë praktikisht, hera herës fërkohet me qeverinë, hera herës palidohet me qeverinë, e vetmja gjë që duket dhe është e dukshme domethënë është fakti që dhe qeveria edhe drejtësia e re SPAK-u, Altin Dumani po deshe, Arben Kraja apo ky tjetri si e ka emrin ky Arben Kraja i ri që është tani, vetmja efiçensë që kanë është që domethënë kanë mbajtur 333 ditë në arrest shtëpie, në burg praktikisht liderin e opozitës megjithëse nuk ka prova.

Megjithëse do të duhej të kishin arrestuar tashmë Taulant Ballën për kallëzim të rremë për dosjen e ashtuquajtur dosja e klubit Partizani. Kështu që nga kjo pikëpamje mos prisni që është një drejtësi që e ka bërë Belinda Balluku, nuk do t'i hyjë gjemb në këmbë Belinda Ballukut nga kjo drejtësi. E vetmja, ju thashë dhe një herë, i vetmi faktor serioz që mbetet në fushë është opozita politike, sigurisht ka një protestë qytetare herë herë të çorganizuar, herë herë jo të koordinuar, herë herë kur shikohet që po koordinohen po organizohen dhe po mpiksen, dikush del dhe e shkatërron dhe e kthen nga e para, e kthen në çorganizim të organizuar, po gjithsesi është një lajm i mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco