Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Avokatja e Thaçit: Kundërshtojmë të gjitha transkriptet, fajësia nuk mund të bazohet vetëm në to

    Sa kushton luksi në Shqipëri? Arkitektja Dikellari: Vilat shkojnë edhe 2 milionë euro. Shtëpia arredohet me…

    Verdikti për ish-krerët e UÇK-së më 16 shtator, Policia e Kosovës paralajmëron kufizime në qarkullim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Avokatja e Thaçit: Kundërshtojmë të gjitha transkriptet, fajësia nuk mund të bazohet vetëm në to
    Kosovë

    Avokatja e Thaçit: Kundërshtojmë të gjitha transkriptet, fajësia nuk mund të bazohet vetëm në to

    September 14, 2026

    HAGË – Mbrojtja e Hashim Thaçit ka kundërshtuar përdorimin e transkripteve të paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), duke argumentuar se ato nuk mund të shërbejnë si bazë për shpalljen fajtor të ish-presidentit të Kosovës.

    Gjatë seancës në Gjykatën Speciale, avokatja Sophie Menegon deklaroi se mbrojtja i kundërshton transkriptet në tërësinë e tyre dhe jo vetëm pjesë të veçanta të tyre. Sipas saj, Prokuroria nuk ka përmbushur barrën e provës për të dëshmuar saktësinë dhe besueshmërinë e këtyre materialeve.

    “ZPS-ja nuk e ka përmbushur barrën e provës dhe privilegjin e kundërvetëinkriminimit. Ne kundërshtojmë transkriptet në tërësinë e tyre dhe nuk kundërshtojmë fjali të caktuara të transkripteve. Nuk pritet që tani mbrojtja të ketë barrën e provës ose të akuzuarit të kenë barrën e provës për të vërtetuar pasaktësinë”, tha Menegon.

    Avokatja argumentoi se transkriptet nuk duhet të pranohen si prova, përveç rasteve kur ato mbështeten nga ekzaminime shkencore dhe nga dëshmitarë që kanë pasur mundësinë t’i nënshtrohen kundërpyetjes.

    Sipas Menegon, personat që kanë përgatitur transkriptet nuk janë identifikuar para mbrojtjes në një mënyrë që t’i lejonte asaj t’i merrte në pyetje lidhur me saktësinë e materialeve.

    “Shpallja fajtor në këtë çështje nuk mund të bazohet vetëm në shkallë të gjerë në transkriptet e ZPS-së. Personat që i kanë bërë këto transkripte janë të panjohur dhe mbrojtja nuk e ka pasur mundësinë që t’i marrë në pyetje ata”, u shpreh avokatja.

    Mbrojtja e Thaçit ka këmbëngulur se çdo vendim i gjykatës duhet të mbështetet në prova të verifikueshme dhe të besueshme, duke kundërshtuar përdorimin e materialeve për të cilat, sipas saj, nuk është dëshmuar në mënyrë të mjaftueshme autenticiteti dhe saktësia.

    Në këtë kuadër, avokatja ka kërkuar që transkriptet të mos përdoren si bazë për përcaktimin e përgjegjësisë penale të Thaçit, duke ia atribuar Prokurorisë detyrimin për të provuar vlefshmërinë e provave të paraqitura para trupit gjykues.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Avokatja e Thaçit: Kundërshtojmë të gjitha transkriptet, fajësia nuk mund të bazohet vetëm në to

    September 14, 2026

    Sa kushton luksi në Shqipëri? Arkitektja Dikellari: Vilat shkojnë edhe 2 milionë euro. Shtëpia arredohet me…

    September 14, 2026

    Verdikti për ish-krerët e UÇK-së më 16 shtator, Policia e Kosovës paralajmëron kufizime në qarkullim

    September 14, 2026

    Një pilulë mund t’i ketë marrë jetën Hayden Panettiere? Hetuesit dyshojnë për fentanilin

    September 14, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet September 14, 2026

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Vitin e kaluar Iute në Shqipëri pagoi 1.1 miliardë lekë ose 11.4 milionë euro shpenzime…

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.