Nga Boldnews.al
Edhe fjalia që nis me: do të… kërkon qoftë edhe pak karakter, për të mos u lëshuar vend e pa vend, por thënësi i saj është ligjërisht i “pa përgjegjshëm”- në kuptimin e mosmbajtjes përgjegjësi për ato që thotë.
“Së shpejti, ne do të nënshkruajmë marrëveshje me një nga rrjetet më të mëdha universitare të botës i cili është i bazuar në Londër dhe pjesë e marrëveshjes është edhe plani i përbashkët për të hapur universitetin e Mjekësisë në Fier. Do të jetë një universitet ndërkombëtar me reputacion ndërkombëtar, një universitet jo vetëm për studentët shqiptarë por për studentë nga e gjithë bota”, tha kryeministri Edi Rama.
Para se të shkosh në universitet, qoftë edhe ai ndërkombëtar (në moçalin myzeqar), duhet të kalosh nga arsimi fllor, më pas i detyrueshëm, i mesëm dhe në fund universitar.
A i kemi në universitarët e ardhëshëm për të studiuar në “ndërkombëtarin fierak”? Në të gjthë vendin në nisjen e ditës së parë të shkollës u pa ulje e ndjeshme e numrit të nxënësve. Janë 5900 fëmijë më pak se viti i kaluar në shkolla dhe pas çdo viti rënia duket e ndjeshme. Në këtë vorbull nuk bën përjashtim as Fieri, për të cilin Rama thotë se do të hapet një universitet mjekësie i madh ndërkombëtar…












