Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Shqipëria e Edi Ramës dhe Ron Yeffet

VIDEO/ Çollaku: Kemi dhe ‘Timak China’, qeveria karrigen në NATO paradite e mban vetë, pasdite ua jep kinezëve

18:17, 14/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka hedhur akuza të forta lidhur me aktivitetin e kompanisë Timak dhe marrëdhëniet e saj të pretenduara me interesa kineze, duke e lidhur këtë situatë edhe me sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare.

Çollaku u ndal te ajo që e cilësoi si ‘damari kinez’ i kompanisë dhe ngriti pikëpyetje mbi investimet e paralajmëruara në sektorin e industrisë ushtarake. Sipas Çollakut, bëhet fjalë për paralajmërime për investime në fusha të lidhura me mbrojtjen.

Gazetari ngriti gjithashtu pikëpyetje lidhur me marrëdhëniet e pretenduara të kompanive kineze me sektorin ushtarak të Kinës, duke përmendur kompanitë Cosco dhe Alibaba. Ai e konsideroi situatën veçanërisht shqetësuese për shkak të rolit të shtetit shqiptar në kompanitë ku, sipas tij, ekzistojnë interesa të përbashkëta.

Më tej, gazetari përdori një metaforë të fortë për të përshkruar atë që ai e konsideron si rrezik për interesat strategjike të Shqipërisë. ‘Pra, qeveria jonë ka një karrige në NATO, të cilën paradite e mban vetë, pasdite ia jep kinezëve’, deklaroi ai.

‘Unë mendoj që kjo është afera që do ta heqë përfundimisht gjumin Ramës, derisa të shkojë të flejë te një kuti tjetër, ndryshe nga banesa dhe qeveria. Ajo që kam për detyrë, pse doli nga kjo, doja ta theksoja... është ky Timaku i famshëm këtu. Një servis që specon domate dhe makina që prodhon në Shqipëri, ka hapur Timak China. Pra, ky është i ri... E ka vetë kjo ortakja e Ronit, e ka shënuar aty, janë nxjerrë, i kam të publikuar... në 2025-ën. Dhe thotë, prisni investime të mëdha në armatime, në prodhime ushtarake, kamionë, dronë, armë. Dhe lë si vend i NATO-s. Nuk e di, Kina nuk është në NATO, ë? Me sa di unë.

Prit se ka një detaj shumë interesant, ka një fakt shumë interesant këtu. Këtë 63-shin ne e kemi propozuar Kinën për KKB si vëllezër të atëhershëm. Ka një marrëveshje me dy kompani, Cosco dhe Alibaba, të cilat janë sanksionuar nga Pentagoni në 2025 dhe 2026, për lidhje me Ushtrinë Popullore Kineze, për spiunazh ushtarak. Tani, në këto rrethana, motra dhe vëllezër të maxhorancës, duhet t'i hapni pak sytë, sepse Roni ka...

Po, sigurisht, e kanë nxjerrë nëpër faqet... transparenca bën interesin vetë... sigurisht, e ndjek të tjera... Natyrisht që po. Dhe të shohim që ajo... trumbeton investime të mëdha...

Kanë model francez, kanë francezët një bashkëpunim me Toyota-n për prodhime të makinave. Toyota vetë nuk prodhon makina për ushtrinë. Dhe këtu, në marrëveshje, pra francezët, kanë bërë marrëveshje me kompaninë që të bëjnë këto modifikimet dhe ata janë, marrëveshja e shkruar, e mbikëqyrur, e njëra-tjetrës është çështje markash. Ne këtu jemi kap ça të kapim nëpër varreza të makinave dhe do bëjmë makina ushtarake. Por ajo që mua më duket më shqetësuese është pikërisht kjo. Ky damari kinez i Efetiut dhe ortakes së tij dhe të tjeran, gjë e cila kalon pastaj nëpër link qeveritar, sepse kemi aksioner shteti, qeverinë këtu në këtë mes. Pra, qeveria jonë ka një karrige në NATO, të cilën paradite e mban vetë, pasdite ia jep kinezëve.

Sigurisht, janë tre orë përgjime.

Duke qenë se këta biznesmenë që janë shoqëria e Ronit dhe e Ramës, janë shtrirë në sektorë strategjikë të rezervave të energjisë, ku përfshihet nafta. Janë bërë gati me koncesionet... tek ilaçet. Është drafti gati, pritet të firmoset. Tek shëndetësia, pritet të firmoset drafti, gjithçka e miksuar.

Aeroportin. Pra, në det, në tokë, në ajër. Tek ushtria janë, tek shëndetësia po, në dijeninë time ka një interes nga disa kompani izraelite për bujqësinë, për nja 100 mijë hektarë tokë, ende nuk është bërë, le të themi, publike si informacion.

Po tani, në qoftë se do kishte garë, Sonila, ky Roni, Toni dhe shoqëria nuk do i kishin marrë ato. Këta i marrin buxhetin direkt me thela. Garën ku ta gjejmë ne, sepse janë parametrat e ekonomisë së tregut që e shëndoshin ekonominë. Por këtu s'ka garë, ka garë vetëm me Ramën kush vjedh më shumë. E vetmja garë që ekziston aty.’, u shpreh gazetari Basir Çollaku në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco