Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kardinali Ernest Simoni kremton në Virxhinia, SHBA, meshën në gjuhën shqipe

    Përfundon gjykimi në Hagë, mbrojtja kërkon pafajësinë e Thaçit dhe bashkëakuzuarve

    “Jemi përpara Kinës”, Trump sulmon CEO-n e Anthropic: IA nuk ka nevojë të ngadalësohet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Netanyahu paralajmëron Hezbollahun: Do të vazhdojmë të shkatërrojmë infrastrukturën në Libanin jugor
    Botë

    Netanyahu paralajmëron Hezbollahun: Do të vazhdojmë të shkatërrojmë infrastrukturën në Libanin jugor

    September 14, 2026
    Lufta në Gaza/ Netanyahu: Shpresoj të njoftoj lirimin e pengjeve në ditët e ardhshme

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se Izraeli do të vijojë operacionet ushtarake kundër infrastrukturës së Hezbollahut në jug të Libanit, duke deklaruar se “ka ende punë për të bërë”.

    Në një deklaratë të publikuar me video, Netanyahu i cilësoi operacionet e fundit si “një tjetër fitore të madhe ndaj Hezbollahut” dhe pretendoi se ushtria izraelite ka shkatërruar pozicione të rëndësishme të organizatës në lartësitë Beaufort dhe Ali Taher.

    “Ne shkatërruam fortesën e saj kryesore terroriste në Beaufort Ridge dhe Ali Taher Ridge”, deklaroi Netanyahu, duke e paraqitur operacionin si pjesë të përpjekjeve për të dobësuar kapacitetet ushtarake të Hezbollahut në jug të Libanit.

    Kreu i qeverisë izraelite bëri të qartë se operacionet nuk do të ndalen, duke theksuar se ushtria do të vazhdojë të godasë objektivat e Hezbollahut në atë që Izraeli e konsideron si “zonë sigurie” në jug të Libanit.

    “Politika jonë është e qartë: ne do të vazhdojmë të shkatërrojmë infrastrukturën terroriste në zonën e sigurisë në Liban”, tha Netanyahu.

    Ai shtoi se Izraeli do të vijojë të eliminojë çdo kërcënim që, sipas tij, mund të rrezikojë sigurinë e vendit, duke sinjalizuar vazhdimin e operacioneve dhe pranisë ushtarake izraelite në këtë pjesë të Libanit.

    Deklaratat e Netanyahut vijnë pas pretendimeve izraelite për shkatërrimin e objekteve të gjera nëntokësore të Hezbollahut në zonën e Ali Taherit, e cila konsiderohet nga Izraeli me rëndësi strategjike për aktivitetin ushtarak të organizatës.

    Në fund të deklaratës së tij, Netanyahu iu drejtua drejtpërdrejt kundërshtarëve të Izraelit, duke paralajmëruar një përgjigje edhe më të ashpër në rast të një sulmi të ri.

    “Nëse ende nuk e keni mësuar mësimin tuaj dhe vendosni të na sulmoni përsëri, do të merrni goditje edhe më të rënda”, tha kryeministri izraelit.

    “Ka ende punë për t’u bërë dhe, me vullnetin e Zotit, ne do ta përfundojmë atë”, përfundoi Netanyahu.

    Deklaratat tregojnë se Izraeli synon të ruajë presionin ushtarak ndaj Hezbollahut dhe të vijojë operacionet në Libanin jugor, në një kohë kur tensionet në rajon mbeten të larta.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kardinali Ernest Simoni kremton në Virxhinia, SHBA, meshën në gjuhën shqipe

    September 14, 2026

    Përfundon gjykimi në Hagë, mbrojtja kërkon pafajësinë e Thaçit dhe bashkëakuzuarve

    September 14, 2026

    “Jemi përpara Kinës”, Trump sulmon CEO-n e Anthropic: IA nuk ka nevojë të ngadalësohet

    September 14, 2026

    Kontrollet e reja kufitare të BE-së, 9 vende shtyjnë zbatimin e plotë të EES

    September 14, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet September 14, 2026

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Vitin e kaluar Iute në Shqipëri pagoi 1.1 miliardë lekë ose 11.4 milionë euro shpenzime…

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.