web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bojkoti i tifozëve, lojtarët e Lazios me kërkesë të veçantë për presidentin

14 Shtator 2026, 18:58, Sport CNA

Bojkoti i tifozëve, lojtarët e Lazios me kërkesë të

Lazio e ka nisur mirë sezonin, me rezultate pozitive. Megjithatë, në stadium mungojnë tifozët.

Bojkoti lidhet me kontestimin e fortë të tifozëve ndaj presidentit të klubit, Claudio Lotito. Për këtë arsye, futbollistët e Lazios kanë marrë nismën për t’i shkruar një letër Lotitos.

Kërkesa e tyre është që presidenti të dëgjojë tifozët dhe të tentojë të arrijë një “paqe” me ta.

Nisma e lojtarëve është mbështetur edhe nga trajneri Gennaro Gattuso, i cili ka folur disa herë për këtë çështje. Mungesa e publikut u vu re edhe në ndeshjen e barazuar 2-2 ndaj Milanit.

Në pjesën e dytë, pas golave të Milanit që çuan rezultatin në 2-2, “Olimpico” dukej më shumë si stadium i tifozëve kuqezinj.

Tashmë vendimi është në duart e Claudio Lotitos, i cili në të kaluarën ka treguar se nuk ka preferuar marrëveshjet me tifozërinë.





Lajmet e fundit nga