Lamine Yamal po vijon të mahnisë në startin e sezonit me Barcelonën, duke vendosur veten në një nivel ku deri tani ka arritur vetëm një emër i madh në historinë moderne të klubit: Lionel Messi.
Sulmuesi i talentuar spanjoll realizoi ‘dopietë’ në fitoren 4-2 ndaj Levantes, duke regjistruar dygolëshin e tij të tretë në vetëm pesë javët e para të LaLiga-s. Një statistikë e tillë në shekullin XXI është arritur më parë vetëm nga Messi.
Yamal ka shënuar gjashtë gola në pesë ndeshjet e para të kampionatit dhe të gjitha golat kanë ardhur në formën e tri ‘dopietave’. Për krahasim, Messi e kishte arritur të njëjtën shifër në sezonin 2012/13.
Argjentinasi kishte realizuar nga dy gola kundër Real Sociedadit, Osasunës dhe Getafes në pesë javët e para të atij sezoni. Yamal, ndërkohë, ka shënuar dopieta ndaj Levantes, Valencias dhe Rayo Vallecanos.
Në total, Yamal ka realizuar shtatë gola dhe ka dhënë dy asistime në gjashtë ndeshjet zyrtare të sezonit. Me gjashtë golat e tij në La Liga, ai është mes golashënuesve më të mirë të kampionatit, së bashku me Raphinha-n, Kylian Mbappé-në dhe Sergio Camellon.
Së bashku me Raphinha-n, Yamal ka realizuar 12 nga 21 golat e Barcelonës në kampionat, duke ndihmuar skuadrën katalanase të pozicionohet në krye të renditjes.
Starti i 19-vjeçarit është një tjetër tregues i jashtëzakonshëm i potencialit të tij dhe një statistikë që e vendos përkrah rekordmenit absolut të Barcelonës, Lionel Messi.
© SYRI.net
Gafa e Tottit bëhet virale: feston 5-vjetorin me Noemin, por datat ngrenë pikëpyetje
Daniel Maldini publikon analizat pas aksidentit: del negativ për substancat narkotike
Lajm i madh për Real Madridin, Militão pranë rikthimit në fushëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: