Protesta e 107-të/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit: Rama jep dorëheqjen!

Protesta e 107-të/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit: Rama jep dorëheqjen!

19:15, 14/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka nisur marshimi i protestuesve nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, në ditën e 107-të të protestës kundër qeverisë.

Qytetarët janë nisur në marshim në drejtim të Kryeministrisë, ku pritet të vijojnë fjalimet dhe protesta kundër qeverisë.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë bërë thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

“Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg” dhe “Qeveri e krimit” janë disa nga thirrjet e protestuesve gjatë marshimit drejt Kryeministrisë.

Protesta e sotme shënon ditën e 107-të, ndërsa qytetarët pritet të vijojnë revoltën e tyre përpara Kryeministrisë.

Pas mbërritjes përpara Kryeministrisë, priten fjalimet e radhës, ndërsa kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e panegociueshme e Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco