web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Erion Veliaj kërkon të kthehet në vendin e krimit

14 Shtator 2026, 19:02, Aktualitet CNA

Erion Veliaj kërkon të kthehet në vendin e krimit

Gjykata e Lartë nesër pritet të japë vendimin pas kërkesës së bërë nga Erion Veliaj se ai është i njohur si kryetar bashkie nga Gjykata Kushtetuese dhe duhet të kthehet në detyrë. Këtë e ka thënë sot dhe avokati i tij, i pandehuri i SPAK, Plarent Ndreca, i cili thekson se Gjykata e Lartë nuk e ka arsyetuar masën e sigurisë së Veliajt prandaj dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është Gjykata e Lartë që sipas propagandës së këtyre juristëve që kanë nevojë të fillojnë të lexojnë abetaren, Erion Veliaj duhet të shkojë në zyrë.

1-Erion Veliaj kërkon të kthehet në vendin e krimit

Në gati 19 muaj nga arrestimi i Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës, nuk ka ndryshuar asgjë në favor të tij që të ndryshojë masa e sigurisë. Ka qenë kryetar bashkie në momentin e arrestimit dhe të 13 akuzat lidhen me detyrën e tij pikërisht me faktin që është kryetar bashkie dhe Erion Veliaj kërkon që të kthehet në detyrë, kërkon të kthehet në vendin ku ka kryer krimin, pra ku ka kryer 13 veprat e rënda penale.

2-Erion Veliaj nuk i kërkon dot Gjykatës ndryshim mase, pasi prej 14 muajsh nuk shkon në gjykatë

Erion Veliaj nuk ka shkuar para gjykatës të thotë se unë kam bashkëpunuar me drejtësinë, më kanë rënë këto akuza, kam qenë një bashkëpunëtor i drejtësisë ose kam ndjekur një proces shumë të rrregullt ligjor, kam qenë korrekt me drejtësinë dhe duhet të më ndryshojë masa e sigurisë, duhet të jem i lirë, duhet të shkoj në shtëpi te fëmijët ose të kem një masë të butë sigurie, arrest në shtëpi ose detyrim me paraqitje. Jo. Këtë nuk e bën dot Erion Veliaj nuk ia kërkon dot gjykatës se Erion Veliaj prej 14 muajsh nuk shkon në gjykatë, nuk paraqitet, por çfarë nuk ka bërë për të prishur procesin.

Problemi nuk është vetëm shtyrja pafund e procesit, problemi është te fakti po u rikthye në detyrë sërish ai jo vetëm mund të përsërisë krimin siç e theksuam në pikën e pare, por ai mund të prishë provat, mund të ndotë procesin me dëshmitarët pasi do të jetë në zyrën e kryetarit të bashkisë dhe do të thërrasë njerëz. Ai e bëri këtë gjë kur ishte në detyrë nëpërmjet Klotilda Bushkës dhe ky është një fakt.

3- Erion Veliaj thotë duhet të lirohem se e ka thënë Gjykata Kushtetuese, më njeh si kryetar bashkie

Po. Gjykata Kushtetuese e njeh si kryetar bashkie për faktin se shkarkimi që iu bë nga Këshilli Bashkiak i kryeqytetit ishte i paligjshëm.

Por Gjykata Kushtetuese nuk e ka thënë në asnjë rresht që Erion Veliaj duhet të kthehet në detyrë. Gjykata Kushtetuese e ka njohur si kryetar bashkie në detyrë. Po Erion Veliaj është kryetar bashkie në detyrë dhe Gjykata e Lartë duhet të argumentojë pse duhet të qëndrojë në qeli.

Mjafton logjika që kanë përdorur vetë analfabetët juridikë të kryebashkiakut të Tiranës se ai duhet të kthehet në detyrë se e kërkon sovrani për çfarë e kërkon sovrani lind pyetja: Që të shkojë të bëjë të njëjtat krime, që të bëjë korrupsion apo të prishë procesin?

Se svorani nuk e çoi në zyrë Erion Veliajn që të përsëriste 9 herë veprën penale të korrupsionit dhe të firmoste qindra mijëra euro si përfitime për ojf-të e bashkëshortes së tij dhe familjarëve të saj.

Një arsye më shumë pse Gjykata e Lartë nuk duhet ta çojë në zyrë sërish është pikërisht argumenti që përdor Veliaj dhe ky është arsyetimi që ka dhënë kjo gjykatë në raste të tjera të mëparshme ku ka theksuar se ky njeri, pra Erion Veliaj nuk mund të shkojë në zyrë sepse rrezikon të përsërisë të njëjtin krim të njëjtat veprat penale. Këto janë thelbi i gjithçkaje që pritet të ndodhë nesër në Gjykatën e Lartë.

Si mundet një Gjykatë e Lartë ta lirojë Erion Veliajn i cili nuk pranon të gjykohet?

Si mundet një Gjykatë e Lartë të kthejë në detyrë ose prap në zyrë personin i cili rrezikon të përsërisë të njëjtat vepra penale?

Nuk ka asnjë garanci, asnjë siguri që nuk i përsërit më.

Si mund të kthehet në të njëtën zyrë i njëjti person i cili prej 14 muajsh nuk shkon të gjykohet dhe nuk pranon të gjykohet dhe prej 19 muajsh ka bërë një sulm kriminal ndaj drejtësisë, që nga gjyqtarët e masave të sigurisë, gjyqtarët e GJKKO, te prokurorët me shpifje e mashtrime që ku nuk janë çuar dhe çfarë nuk është paguar, thasë me para këto dhe të deklaruara, (nuk dimë ato që nuk janë deklaruar dhe çfarë bëhet nën rrogoz, dimë këto që janë në sipërfaqe).

Këto janë tre arsyet pse Erion Veliaj nuk mund të lihet i lirë nga Gjykata e Lartë, sepse Gjykata e Lartë nuk mund të firmosë dhe vulosë kthimin e Erion Veliajt në vendin e krimit./ CNA





Lajmet e fundit nga