LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Më 16 shtator jepet vendimi për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së/ Kurti: Uroj të kthehen të lirë. Ambasada e SHBA në Prishtinë: Priten protesta, kini kujdes

• Më 16 shtator, Haga do t’i japë Kosovës një verdikt për katër nga figurat më të njohura të luftës së saj: Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin. • Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit - akuza për të cilat janë deklaruar të pafajshëm. • Ndërsa pritja për vendimin është rritur, kryeministri Albin Kurti uroi që katër ish-drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë në Kosovë, ndërsa Ambasada e SHBA-së në Prishtinë paralajmëroi për protesta të mëdha ditën e shpalljes së verdiktit. • Në mbledhjen e parë të Qeverisë Kurti 4, Kurti tha se lufta çlirimtare ka qenë e drejtë dhe shprehu besimin që edhe vendimi i së mërkurës të jetë në përputhje me të. • Ndërkohë, ka reaguar edhe Ambasada amerikane në Prishtinë, e cila ka bërë të ditur se në qendër të Prishtinës dhe në qytete të tjera priten demonstrata të mëdha. • Ambasada u bëri thirrje qytetarëve të saj të shmangin zonat ku do të zhvillohen protestat, pasi mund të ketë bllokime rrugësh dhe vonesa në qarkullim. • Gjatë shpalljes së aktgjykimit, qeveria e Kosovës do të përfaqësohet në Hagë nga zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, së bashku me ministrin për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti. • Këta do të jenë të pranishëm në Dhomat e Specializuara të Kosovës për të ndjekur nga afër seancën. 

7 artikuj për këtë temë.

20 MINUTA ME PARE

Kurti: Uroj që drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë pranë vendit dhe familjeve

Më 16 shtator jepet vendimi për Thaçin dhe ish-krerët
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar që ish-krerët e UÇK-së të kthehen të lirë në Kosovë pas verdiktit që pritet të shpallet të mërkurën në Hagë. Në mbledhjen e parë të Qeverisë, Kurti ka deklaruar se lufta e UÇK-së ishte çlirimtare dhe kundër një pushtuesi që kreu krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Për ne është gjithçka e qartë. Populli i Kosovës dhe rezistenca, si dhe lufta jonë, kanë qenë qartazi çlirimtare dhe kundër një pushtuesi, i cili kreu krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Besojmë dhe urojmë që edhe verdikti i së mërkurës të jetë në përputhje me këtë të drejtë dhe drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë në vendin e tyre dhe pranë familjeve”, ka deklaruar Kurti./Dosja.al

21 MINUTA ME PARE

16 shtatori në Kosovë/ Ambasada amerikane paralajmëron protesta, udhëzim për puonjësit dhe shtetasit amerikan

Më 16 shtator jepet vendimi për Thaçin dhe ish-krerët

KOSOVA- Ambasada amerikane në Kosovë ka paralajmëruar ditën e mërkurë më 16 shtator protesta të mëdha q priten të zhvillohen në Prishtinë dhe qytete të tjera.

Sipas njoftimit të bërë publik nga ambasada në rrjete sociale paralajmërohen grumbullime të mëdha njerëzish, bllokim i rrugëve si dhe trafik i rënduar duke i kërkuar shtetasve amerikanë të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat ku pritet të zhvillohen protesta.

Protesta do të zhvillohet në ditën kur në Hagë pritet të shpallet vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ambasada njofton se do të jetë e hapur, por konsultat do të ofrohen në menyrë të kufizuar. Sakaq, personeli amerikan është njoftuar të mos frekuentohen zonat ku do të zhvillohen demostratat ndërsa fëmijët e punonjësve amerikanë nuk do të dërgohen në shkollë atë ditë./Dosja.al

24 MINUTA ME PARE

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së/ Nga Konjufca tek Hoti, zbulohet kush do ta përfaqësojë Qeverinë e Kosovës në Hagë

Më 16 shtator jepet vendimi për Thaçin dhe ish-krerët
foto ilustruese

KOSOVË- Qeveria e Kosovës do të përfaqësohet në Hagë gjatë shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, si dhe ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, do të jenë të pranishëm në Dhomat e Specializuara për të ndjekur nga afër seancën.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka. Dy zyrtarët pritet ta ndjekin shpalljen e aktgjykimit nga galeria e Dhomave të Specializuara.

Në Hagë kanë mbërritur tashmë edhe familjarë të të akuzuarve, si dhe qytetarë nga Kosova dhe diaspora. Ata pritet të marrin pjesë në tubimin e paralajmëruar një ditë para shpalljes së aktgjykimit dhe të jenë të pranishëm edhe gjatë ditës së vendimit që do të shpallet me 16 shtator. 

Procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. ka zgjatur disa vite. Të katërt ish-drejtuesit e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Avokatja e Hashim Thaçit: Kundërshtojmë të gjitha transkriptet, fajësia nuk mund të mbështetet në to

Më 16 shtator jepet vendimi për Thaçin dhe ish-krerët
Sophie Menegon

HAGË- Avokatja Sophie Menegon, e cila përfaqëson Hashim Thaçin në çështjen për administrimin e drejtësisë në Gjykatën Speciale, ka kundërshtuar përdorimin e transkripteve të Prokurorisë, duke argumentuar se ato nuk mund të shërbejnë si bazë për shpalljen fajtor të ish-presidentit të Kosovës.

Gjatë seancës, Menegon shpjegoi se mbrojtja ka kundërshtuar transkriptet në tërësi dhe jo vetëm pjesë të veçanta të tyre, pasi, sipas saj, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk e ka përmbushur barrën e provës. Ajo tha se i takon Prokurorisë të dëshmojë saktësinë dhe besueshmërinë e të gjitha provave që paraqiten para gjykatës.

“ZPS-ja nuk e ka përmbushur barrën e provës dhe privilegjin e kundërvetëinkriminimit. Ne kundërshtojmë transkriptet në tërësinë e tyre dhe nuk kundërshtojmë fjali të caktuara të transkripteve. Nuk pritet që tani mbrojtja të ketë barrën e provës ose të akuzuarit të kenë barrën e provës për të vërtetuar pasaktësinë”, tha avokatja.

Menegon argumentoi gjithashtu se transkriptet nuk duhet të pranohen si prova, përveç rasteve kur ato mbështeten nga ekzaminime shkencore dhe nga dëshmitarë të cilët kanë pasur mundësi t’i nënshtrohen kundërpyetjeve.

“Shpallja fajtor në këtë çështje nuk mund të bazohet vetëm në shkallë të gjerë në transkriptet e ZPS-së. Personat që i kanë bërë këto transkripte janë të panjohur dhe mbrojtja nuk e ka pasur mundësinë që t’i marrë në pyetje ata”, u shpreh Menegon.

Mbrojtja e Thaçit ka insistuar se çdo vendim i gjykatës duhet të mbështetet në prova të verifikueshme dhe jo në materiale për të cilat, sipas saj, nuk është dëshmuar në mënyrë të mjaftueshme saktësia dhe besueshmëria./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Vendimi për ish-krerët e UÇK/ Rutte: KFOR-i është aty, pavarësisht ç’mund të ndodhë këtë javë në Kosovë

Më 16 shtator jepet vendimi për Thaçin dhe ish-krerët
Shefi i NATO-s, Mark Rutte.

KOSOVË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se përkushtimi i Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë do të mbetet i pandryshuar, pavarësisht zhvillimeve të mundshme lidhur me aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të shpallin më 16 shtator aktgjykimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, në rastin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të katërt janë deklaruar të pafajshëm për dhjetë pikat e aktakuzës.

Sipas Ruttes, KFOR-i është në aty, në Kosovë, për të siguruar që NATO-ja të kontribuojë në stabilitet dhe paqe, ndërsa misioni paqeruajtës i Aleancës, sipas tij, ka kontribuar për më shumë se dy dekada në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm në Kosovë.

“Kjo vlen edhe sot, pavarësisht se çfarë lajmesh mund të vijnë këtë javë ose në periudhën e ardhshme, por edhe sa i përket zotimit afatgjatë për paqe dhe siguri në Kosovë”, tha Rutte në një konferencë për media në selinë e NATO-s në Bruksel më 14 shtator, kur u pyet nëse është i shqetësuar për trazira të dhunshme të mundshme në Kosovë dhe rajon si rezultat i vendimit, pavarësisht se si do të jetë ai.

Shefi i NATO-s tha se aleanca ushtarake perëndimore do të vazhdojë të vlerësojë përbërjen dhe vendosjen e trupave të KFOR-it, për të siguruar që misioni të përshtatet në mënyrë adekuate me situatën e sigurisë në Kosovë. Ai theksoi po ashtu se zhvillimet në Kosovë ndikojnë edhe në rajonin më të gjerë.

Deklaratat e shefit të NATO-s vijnë disa orë pasi Ambasada amerikane në Prishtinë u bëri thirrje shtetasve amerikanë që të shmangin lëvizjet në afërsi të vendeve, ku siç tha, janë paralajmëruar protesta më 16 shtator. Ambasada tha se disa organizata po planifikojnë demonstrata të mëdha më 16 shtator në qendër të Prishtinës dhe qytete të tjera të mëdha të Kosovës.

“Këto demonstrata mund të shkaktojnë grumbullime të mëdha njerëzish, mbyllje të rrugëve dhe ndërprerje në trafik”, tha Ambasada duke udhëzuar shtetasit amerikanë që të kufizojnë lëvizjet në këto zona.

Shpallja e aktgjykimit në Hagë vjen katër ditë pasi në Prishtinë mijëra persona morën pjesë në “Marshin për Liri”, ku pjesëmarrësit kërkuan që vendimi të jetë i drejtë dhe paanshëm.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë pretendon se katër ish-eprorët e UÇK-së mbajnë përgjegjësi penale për krime të kryera në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë gjatë periudhës së luftës. Mesazhe nga Prishtina para vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

Aktakuza ndaj tyre përfshin gjashtë pika për krime kundër njerëzimit dhe katër për krime lufte dhe Prokuroria ka kërkuar nga 45 vjet burgim për secilin të akuzuar. Të katër ish-krerët e UÇK-së u arrestuan në nëntor 2020 dhe u transferuan në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Gjykimi nisi më 3 prill 2023.

Aktgjykimi i 16 shtatorit pritet të jetë një prej vendimeve më të rëndësishme të Dhomave të Specializuara, të krijuara në vitin 2015 për gjykimin e rasteve që lidhen me pretendime për krime të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë dhe pas luftës së viteve 1998-1999./REL

5 ORE ME PARE

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Verdikti shpallet më 16 shtator, ja kush janë gjyqtarët që do të vendosin për fatin e tyre

Më 16 shtator jepet vendimi për Thaçin dhe ish-krerët
Foto ilustruse

HAGA- Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të zhvillohet në Hagë më 16 shtator. Seanca gjyqësore ndaj tyre do të zhvillohet pas më shumë se 230 ditësh, ku trupi gjykues do të shpallë vendimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Katër ish-drejtuesit e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa gjatë gjithë procesit janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Ata do të gjykohen nga një trup gjykues i përbërë nga katër gjyqtarë ndërkombëtarë, 3 gjyqtarë kryesorë dhe 1 rezervë. Në krye të trupit gjykues është gjyqtari amerikan Charles Smith III, i cili mban edhe rolin e kryesuesit të procesit.

Më 16 shtator jepet vendimi për Thaçin dhe ish-krerët

Pjesë e trupës gjykuese është edhe gjyqtari gjerman Christoph Barthe. Barthe së bashku me kolegët e tij ka shqyrtuar provat dhe dëshmitë e paraqitura gjatë procesit gjyqësor.

Më 16 shtator jepet vendimi për Thaçin dhe ish-krerët

Në trupën gjykuese është edhe gjyqtari zviceran Guénawl Mettraux. 

Më 16 shtator jepet vendimi për Thaçin dhe ish-krerët

Gjyqtari irlandez Fergal Gaynor është gjithashtu pjesë e trupës gjykuese por si gjyqtar rezervë.

Më 16 shtator jepet vendimi për Thaçin dhe ish-krerët

Shpallja e aktgjykimit është caktuar për të mërkurën, më 16 shtator, duke i dhënë fund procesit gjyqësor që zgjati 234 ditë./Dosja.al

8 ORE ME PARE

Ambasada amerikane në Kosovë ngre alarm për 16 shtatorin: Shmangni lëvizjet afër demonstratave

Më 16 shtator jepet vendimi për Thaçin dhe ish-krerët
Ambasada amerikane në Prishtinë

KOSOVË- Ambasada amerikane në Prishtinë ka paralajmëruar shtetasit amerikanë që të shmangin lëvizjet në afërsi të vendeve ku janë paralajmëruar demonstrata për të mërkurën e 16 shtatorit. Në një njoftim të Ambasadës thuhet se disa organizata po planifikojnë demonstrata të mëdha për të mërkurën në qendër të Prishtinës dhe në qytete të tjera kryesore të Kosovës. 

Këto demonstrata mund të shkaktojnë grumbullime të mëdha njerëzish, mbyllje rrugësh dhe çrregullime të rënda në trafik. Ambasada e SHBA-së njofton se do të jetë e hapur dhe do të ofrohen shërbime të kufizuara konsullore.

“Këshillohet që të kufizoni lëvizjet në zonën përreth vendbanimit tuaj dhe të shmangni udhëtimet drejt vendit të punës apo shkollave nëse rruga juaj kalon përmes zonave të prekura, pasi mund të mos arrini ta përfundoni udhëtimin në kohë. Personeli i qeverisë së SHBA-së është këshilluar t'i shmangë të gjitha udhëtimet e panevojshme në afërsi të demonstratave dhe të mos i dërgojë fëmijët në shkollë më 16 shtator, për shkak të mundësisë së çrregullimeve në trafik”, thuhet në njoftim.

Gjykata Speciale të mërkurën më 16 shtator do të marrë vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Vesli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi./Dosja.al

haga

Sondazh

Poll

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak

Tensione dhe përplasje fizike/ Protesta te Zogu i Zi, shoqërohen 10 aktivistë

SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, policia shoqëron disa prej tyre...

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre

Aktivisti Arben Kola: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale

Berisha kthehet nga SHBA, demokratët dalin e presin në Rinas

"Pushteti është kafshë e përbindshme", Rama për Metën: Talent që s’e mbajti dot peshën!

Rama: U shkel vija e kuqe midis pushteteve! SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju

Rama pritet me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë

Rama për Arben Ahmetajn:Kisha investuar në një maskë karnavalesh,jo në një aset publik për tu besuar

Tirana shembull absurd, deputetët të frustruar në kulm"/Rama:Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit

Grupe kriminale në zgjedhjet e 2025-ës? Rama mbron ish-kreun e SPAK: Padrejtësi e madhe

"Nuk jam shitësi i Shqipërisë"/ Rama për Sazanin: Nuk investojmë për ujin dhe dritat

Çështja e Sazanit dhe Zvërnecit, Rama: Janë dy projekte, por të njëjtët investitorë

Rama në Vlorë, takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Rama flet për adoleshencën: Refuzimi i kufijve të imponuar, ishte tipari që më karakterizonte

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në rrugë vështirësojnë qarkullimin

Protesta 'Marshi i Lirisë'/ Autobusë me qytetarë nisen nga komunat drejt Prishtinës

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, qytetarët përplasje me policinë

Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me urbanin

"S’jam këtu për tu bërë mbret"/ Rama: Kur dera e BE-së të hapet, do shpëtoni nga unë

"SPAK mua s’më thotë asgjë", Rama: Artur Shehu është çështje që lidhet me drejtësinë e jo qeverinë

Rama për Sazanin: Dy projekte të tjera gjatë qeverisjes sime nuk u realizuan