web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Yamal: Unë dhe Mbappe jemi më të mirët në botë, meritoj “Topin e Artë”

14 Shtator 2026, 19:44, Sport CNA

Yamal: Unë dhe Mbappe jemi më të mirët në botë,

Gara për Topin e Artë ka hyrë në një fazë të re, me Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal që kanë shprehur hapur ambiciet për çmimin.

Yamal ka deklaruar se e meriton “Topin e Artë” për paraqitjet dhe trofetë e fituar gjatë sezonit.

Sulmuesi i Barcelonës ka vendosur veten dhe Mbappe si dy lojtarët më të mirë në botë në këtë moment.

“Besoj se e meritoj këtë vit, për atë që kam arritur dhe për trofetë që kam fituar. Mendoj se unë dhe Mbappe jemi aktualisht dy lojtarët më të mirë në botë. Për mua, kjo është e qartë dhe kush ndjek ndeshjet mund ta vlerësojë vetë”, tha Yamal.

Në mbështetje të Yamal janë shprehur edhe trajneri Hansi Flick dhe drejtuesit e Barcelonës.

Mes pretendentëve të tjerë përmenden Rodri, Fabián Ruiz, Harry Kane dhe Khvicha Kvaratskhelia.





Lajmet e fundit nga