Rama në Napoli, inauguron Konsullatën e Nderit të Shqipërisë

14 Shtator 2026 | 19:50

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Napoli, ku do të marrë pjesë në inaugurimin e Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në këtë qytet.

‘Konsullata, e drejtuar nga Konsulli i Nderit Giuseppe Lettieri, do të ketë juridiksion në rajonin e Kampanjës dhe do të shërbejë si pikë referimi për komunitetin shqiptar, duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve, në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe social ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Gjatë vizitës, Kryeministri Rama do të vizitojë Katedrën e Gjuhës Shqipe në Universitetin “L’Orientale”, si dhe Universitetin “Parthenope”, ku do të marrë pjesë në pritjen me temë “Napoli, një urë miqësie, bashkëpunimi dhe zhvillimi mes Italisë dhe Shqipërisë”.

Vizita do të përmbyllet me një takim me rektorët e universiteteve të Napolit, ku së bashku me ministren Kumbaro kreu i qeverisë do të diskutojë për mundësitë e sinergjive me universitetet tona në kuadrin e ndërkombëtarizimit’, bëhet me dije në një njoftim të Agjencisë për Media dhe Informim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pagat e gjyqtarëve, Rama: Askush nuk e zëvendëson dot Parlamentin, nuk është çështje inati

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatin për pagat e reja të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke kritikuar gjuhën e përdorur nga një gjyqtar...
19:23 | 14/09/2026

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President

Bekim Sejdiu është tërhequr nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sejdiu përmes një postimi në Facebook,...
18:54 | 14/09/2026

Begaj takohet me homologun Mohamed bin Zayed, vizita e parë e një presidenti shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, vizita e parë e një Presidenti të Republikës së Shqipërisë në këtë vend....
17:32 | 14/09/2026