107 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën, oshëtin bulevardi: Shqipëria kërkon revolucion
"Shqipëria është në udhëkryq"/ Protestuesi: Antishqiptari me emrin Edi Rama po bën ligje që vënë n&...
"Shqipëria është në udhëkryq"/ Protestuesi: Antishqiptari me emrin Edi Rama po bën ligje që vënë n&...
Kurti: Uroj që drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë pranë vendit dhe familjeve 14 Shtator, 19:10 ...
Berisha: Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës! 14 Shtator, 13:02 ...
SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark 14 Shtator, 10:54 Ten...
• Protestuesit janë mbledhur sot në protestën e 107-të radhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Fillimisht qytetarët janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë, aty ku dhe kanë mbajtur fjalimet e tyre. • Protestuesit kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike, mesazh të cilën e kanë përcjellë prej 107 ditësh me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”. • Pavarësisht 107 ditëve të protestave, protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre. • Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin rrugëve të kryeqytetit. • Marshimi u ndal fillimisht pranë Bllokut të Sigurisë, në rrugën “Mine Peza”, ku protestuesit shprehën mbështetjen e tyre për personat e ndaluar gjatë protestave. • Më pas, turma u zhvendos në drejtim të Prokurorisë së Tiranës, ku protestuesit vijuan me thirrjet e tyre dhe përcollën mesazhet kundër qeverisë. • "Arrestoni Ramën", "O Ergys o legen prite Ramën se po vjen", “Edi Rama frikacak”, "Dorëheqje, ju erdhi fundi", "Policia e krimit", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor gjatë tubimit.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ka përfunduar protesta e 107-të e qytetarëve. Protesta e kësaj të hëne u shoqërua me thirrje të forta kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. “Rama jep dorëheqjen” ishte thirrja që u përsërit gjatë protestës.
Në fjalimet e mbajtura para Kryeministrisë, protestuesit kërkuan largimin e qeverisë, ndërsa u ngritën edhe shqetësime për situatën politike në vend. Një prej kërkesave të protestuesve ishte edhe lirimi i protestuesve të arrestuar, ndërsa nga podiumi u përsëritën thirrjet kundër qeverisë.
Gjatë marshimit në rrugët e kryeqytetit, protestuesit janë ndalur edhe te Blloku i Sigurisë, ku kanë kërkuar lirimin e protestuesve dhe kanë vijuar me thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Pas përfundimit të fjalimeve dhe marshimit në rrugët e kryeqytetit, qytetarët kanë mbyllur protestën e 107-të, ndërsa kanë paralajmëruar rezistencë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë së tij./Dosja.al
TIRANË- Marshimi i qytetarëve nëpër Tiranë vijon në kuadër të protestës së ditës së 107-të kundër qeverisë, ndërsa protestuesit shoqërojnë lëvizjen me thirrje kundër Policisë së Shtetit.
“Polici, këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne", "Polici pse dhunon?" janë ndër thirrjet që po përsëriten nga protestuesit gjatë marshimit.
View this post on Instagram
Marshimi u ndal fillimisht pranë Bllokut të Sigurisë, në rrugën “Mine Peza”, ku protestuesit shprehën mbështetjen e tyre për personat e ndaluar gjatë protestave. Më pas, turma u zhvendos në drejtim të Prokurorisë së Tiranës, ku protestuesit vijuan me thirrjet e tyre dhe përcollën mesazhet kundër qeverisë.
Protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë protestat, ndërsa dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama e konsiderojnë një nga kërkesat kryesore dhe të panegociueshme të lëvizjes./Dosja.al
TIRANË- Një qytetar pjesëmarrës në tubimin përballë godinës së Kryeministrisë në ditën e sotme, ka marrë fjalën e tij në podium ku ka treguar një incident të ndodhur në protestën e mëngjesit.
Ai ka treguar rastin e një oficeri të policisë i cili ka qëlluar me grusht në bark një protestues, dhe i ka bërë thirrje strukturave të policisë që të njihen me procedurat në mënyrë që të mos hedhin poshtë punën. Ai u ka kërkuar qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të mos e lëshojnë frontin sepse, sipas tij, janë shumë pranë fitores.
“Sot dua të theksoj një moment shumë delikat. Në momentin kur po shoqërohej një person, vjen polici dhe godet në mënyrë brutale. Ky person i keqformuar, hedh poshtë punën. Nëse me syrin tuaj do e kishit parë, kjo është shkelje e të gjitha normave. I bëj thirrje strukturave të policisë, të njihen mirë me procedurat dhe taktikat.
Secili person do bëjë kallëzimin në organet kompetente. Unë e di shumë mirë që juve nuk iu kanë paguar. E di mirë që ju keqtrajtojnë, ju kërkoj sidomos policëve të vjetër që kanë përvojë, të jenë të përmbajtur.
Nuk po kanë forca të menaxhojnë një situatë në bulevard, lërë më të përballen me krimin e organizuar. Ruani qetësinë dhe zbatoni ligjin, frontin nuk do e lëshojmë. Shqisa ime e gjashtë më thotë se jemi afër fitores”, shprehet ai./Dosja.al

TIRANË- Protesta në Tiranë shënon sot 107 ditë të revoltës qytetare. Një qytetar, pjesëmarës në protestë, ka marrë fjalën e tij në podium ku është shprehur se kombi është në rrezik, ndaj shqiptarët duhet të bëhen bashkë.
Në fjalën e tij, ai e ka cilësuar kryeministrin e vendit Edi Rama si 'antishqiptar' i cili bën ligje që vënë në rrezik territorin. Ai ka shprehur njëkohësisht, pakënaqësitë në lidhje me pagat e punonjësve, pensionet dhe ka theksuar se në 107 ditë protestë janë treguar paqësor dhe të emancipuar.
Në fund të fjalës së tij, protestuesi ka kërkuar të shmangen provokimet nga forcat policore, ku ka përmendur edhe rastin e një oficeri që ka qëlluar me grusht në bark një protestues gjatë protestës së organizuar këtë mëngjes.
“Shqiptarët bëhen bashkë për të shpëtuar kombin, kombi është në rrezik. Antishqiptari me emrin Edi Rama po bën ligje që vënë në rrezik territorin. Ligje si paketa e maleve, investitori strategjik, cënon vendin. Shqipëria është në udhëkryq, kombi është në udhëkryq, ndaj duhet të jemi bashkë.
Sot SPAK doli me një deklaratë që ka një vilë të 3 sekrete të Ballukut. Ky është një krim…Pensionistët mezi paguajnë ilaçet dhe të rinjtë nuk blejnë dot një shtëpi…Policia e Shtetit me 600 mijë mëzor sigurojnë rritjen e fëmijëve…Studentët dje e demaskuan hajduten. Një polici qëlloi me grusht një protestues dhe shefi i tij bënte sehir. Ky është një turp. Durimi ka kufi dhe kemi treguar që jemi paqësor, popull i emancipuar. Mos na provokoni sepse revolta popullore kur të ndizet nuk ndalet më”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Protesta në Tiranë ka shënuar ditën e sotme 107 ditë të revoltës qytetare. Qytetarët kanë nisur si fillim grumbullimin në sheshin Skënderbej, dhe mas marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.
Këtë ditë, nuk kanë munguar as pankartat pikante të cilat i japin një mesazh qeverisë. "Nafta si në Londër, rrogat si në mjerim. Me taksat e karburantit, meritoni vetëm përçmim”, “SPAK, të mos arrestohet populli që kërkon të vërtetën, të prangosen ata që na vjedhin shtetin dhe jetën” thuhet në disa pankarta./Dosja.al
TIRANË- Protesta në Tiranë ka shënuar ditën e sotme 107 ditë të revoltës qytetare kundër klasës politike. Si çdo ditë, protestuesit kanë nisur fillimisht grumbullimin në sheshin Skënderbej për të vijuar më tej marshimin drejt godinës së Kryeministrisë në të cilën do të mbahen fjalime nga organizatorët e protestët dhe të pranishmit.
Kërkesat e protestuesve mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit të vendit Edi Rama, si dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura. Ditëve të fundit, tubimit i është bashkuar edhe diaspora shqiptare. Nën thirrjet 'Arrestoni Ramën', 'Nuk shitet Shqipëria', me pankarta e flamuj në duar qytetarët kanë vijuar për 107 ditë radhazi revoltën e tyre./Dosja.al