
Rëndohen pozitat e 52-vjeçarit nga Fieri i cili u arrestua sot pasi plagosi drapër vjehrrin e ish bashkëjetueses së saj, Enver Grëmi, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Suk të Roskovecit.
Në një intervistë, i plagosur, 67-vjeçari Enver Grëmi ka akuzuar Bledar Bakaj, dajën e deputetes socialiste Zegjine Çaushi, për rrëmbim dhe përdhunim të vajzës së tij 34-vjeçare.
Enver Grëmi tregon se e kishte njohur Bledar Bakajn përmes motrës së tij, e cila jeton në të njëjtin fshat me të.
Sipas 67-vjeçarit, motra e Bakajt i kishte thënë se ai mund ta ndihmonte për gjetjen e një vendi pune, pasi ishte daja i deputetes Zegjine Çaushi.
Pas takimit në Roskovec, Enver Grëmi thotë se mori premtimin nga 52-vjeçari se do ta ndihmonte për punësimin e vajzës së tij.
Gjatë disa muajve, sipas dëshmisë së Grëmit, Bakaj i vizitoi në shtëpinë e tyre në Suk, ku takonte Enverin, bashkëshorten e tij dhe vajzën 34-vjeçare.
Duke qenë se familja ishte në kushte të vështira ekonomike dhe kishte probleme shëndetësore, sipas 67-vjeçarit, Bakaj ishte ofruar ta çonte vajzën e Enverit për vizitë në spitalin e Fierit, pasi ajo vuante nga anemia.
Më 26 maj, babë e bijë shkuan në spitalin e Fierit për të kryer një vizitë mjekësore.
Sipas dëshmisë së Enver Grëmit, që nga ajo ditë deri më 10 korrik, ai dhe bashkëshortja e tij nuk e panë dhe as nuk mundën të komunikonin me vajzën.
Bledar Bakaj, sipas 67-vjeçarit, e mori vajzën teksa ajo po dilte nga dera e pasme e spitalit. Kur Grëmi e telefonoi për ta pyetur se ku ndodhej vajza, sipas tij, Bakaj i tha se po shkonin me ambulancë në Tiranë.
Për 45 ditë, vajza nuk ka komunikuar me prindërit, ndërsa këta të fundit, sipas dëshmisë së tyre, u detyruan të shkonin në polici për të bërë denoncim.
Kur është kthyer te prindërit, 34-vjeçarja ka rrëfyer, sipas familjes./Versus.al
.

