Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përfundon gjykimi në Hagë, mbrojtja kërkon pafajësinë e Thaçit dhe bashkëakuzuarve

    “Jemi përpara Kinës”, Trump sulmon CEO-n e Anthropic: IA nuk ka nevojë të ngadalësohet

    Kontrollet e reja kufitare të BE-së, 9 vende shtyjnë zbatimin e plotë të EES

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Përfundon gjykimi në Hagë, mbrojtja kërkon pafajësinë e Thaçit dhe bashkëakuzuarve
    Kosovë

    Përfundon gjykimi në Hagë, mbrojtja kërkon pafajësinë e Thaçit dhe bashkëakuzuarve

    September 14, 2026

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë përfunduar deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të akuzuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

    Në fjalët përfundimtare, të gjitha ekipet mbrojtëse kundërshtuan pretendimet e Prokurorisë dhe argumentuan se nuk janë paraqitur prova të mjaftueshme që i lidhin të akuzuarit me veprat penale për të cilat po gjykohen. Për këtë arsye, mbrojtja kërkoi që gjykata të japë aktgjykim lirues për klientët e saj.

    Avokati i Fadil Fazliut, David Young, argumentoi se çështja ndaj klientit të tij mbështetet kryesisht në dy takime që Fazliu zhvilloi me Remzi Mustafën në fund të qershorit dhe fillim të korrikut, në lokalin “Route 66”.

    Sipas Young, Prokuroria nuk ka paraqitur prova konkrete mbi atë që është diskutuar gjatë këtyre takimeve. Ai theksoi se Remzi Mustafa, i cili ishte një nga personat e pranishëm, nuk është thirrur për të dëshmuar, ndërsa nuk janë marrë në pyetje as persona të tjerë që mund të kishin dijeni për bisedat.

    “Në lidhje me këtë prokuroria nuk ka asnjë provë se çfarë ka ndodhur konkretisht. Prokuroria nuk e ka thirrur as zotin Remzi Mustafa që ka qenë një prej palëve në këtë takim. Nuk ka thirrur asnjë nga personeli i Route 66, asnjë klient nga lokali Route 66. Pra ne nuk e dimë cila ka qenë përmbajtja e takimeve”, tha Young.

    Ai shtoi se e vetmja provë që lidhet me atë që mund të jetë diskutuar gjatë takimeve ka të bëjë me një deklarim të Fazliut, i cili i kishte treguar Thaçit se kishte zhvilluar ose do të zhvillonte një takim në “Route 66”.

    Ndërkohë, mbrojtja e Hajredin Kuçit e përqendroi argumentin e saj te një bisedë që, sipas saj, përbën një nga bazat e akuzës ndaj klientit.

    Avokati Alexander Admiral tha se akuza mbështetet në “tetë fjalë të thjeshta” që Kuçi ia kishte drejtuar një miku të vjetër, me të cilin kishte një njohje prej rreth 30 vitesh.

    “Tetë fjalë të barabarta, tetë fjalë të thjeshta drejtuar një shoku, një miku prej 30 vjetësh, nuk përmbajnë asnjë referencë lidhur me këtë çështje, një bisedë pas së cilës nuk ndodhi asgjë. Asnjë dëshmitar nuk u kontaktua, asnjë dëshmitar nuk u ndikua, asnjë provë nuk u tjetërsua, asnjë procedurë nuk u vonua, asnjë dëm nuk u shkaktua”, deklaroi Admiral.

    Ai e përshkroi Kuçin si një 55-vjeçar pa të kaluar penale dhe theksoi se klienti i tij e ka kaluar jetën profesionale në fushën e ligjit.

    Edhe mbrojtja e Isni Kilajt përsëriti qëndrimin se Prokuroria nuk ka arritur të provojë ndonjë veprim konkret të klientit të saj. Avokati Joe Holmes argumentoi se thelbi i çështjes lidhet me pretendimin se vepra penale ka mbetur në tentativë.

    Sipas tij, në rastin e Kilajt nuk ka pasur as tentativë për kryerjen e veprës.

    “Por në këtë rast nuk ka pasur asnjë lloj tentative, asgjë. Ka pasur një muaj, një muaj pa aktivitet fare”, tha Holmes, duke kundërshtuar mënyrën se si Prokuroria e ka interpretuar fazën e zbatimit të veprës penale.

    Ai kundërshtoi gjithashtu pretendimin se Kilaj paraqiste rrezik për veprën penale për shkak të përfshirjes së tij në një grup, duke argumentuar se asnjë prej dëshmitarëve që Prokuroria pretendon se mund të ishin ndikuar nuk është kontaktuar apo tentuar të kontaktohet.

    Me përfundimin e deklaratave përmbyllëse, procesi gjyqësor ka hyrë tashmë në fazën e pritjes së vendimit. Vendimi për rastin do të jetë në duart e trupit gjykues, me gjyqtarin Christopher Gosnell.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përfundon gjykimi në Hagë, mbrojtja kërkon pafajësinë e Thaçit dhe bashkëakuzuarve

    September 14, 2026

    “Jemi përpara Kinës”, Trump sulmon CEO-n e Anthropic: IA nuk ka nevojë të ngadalësohet

    September 14, 2026

    Kontrollet e reja kufitare të BE-së, 9 vende shtyjnë zbatimin e plotë të EES

    September 14, 2026

    Trump: Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord të ndalojnë sulmet ndaj objekteve energjetike

    September 14, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet September 14, 2026

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Vitin e kaluar Iute në Shqipëri pagoi 1.1 miliardë lekë ose 11.4 milionë euro shpenzime…

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.