Lumir Abdixhiku: Bekim Sejdiu tregoi dinjitet
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga kandidatura për President të Kosovës.
Abdixhiku e ka vlerësuar vendimin e Sejdiut si një akt dinjiteti, ndërsa ka kritikuar situatën politike në vend, duke e cilësuar bllokadën dhe përplasjet politike si arsye që Kosova sot mbetet pa President.
“Tërheqja e tij, përballë histerisë politike, dëshmon pikërisht pse një njeri me karakterin e tillë, do të ishte zgjedhja e duhur për President.
Keqardhje që sot nuk kemi President. Që në vend të një zgjidhjeje kemi kaosin politik, bllokadën si mjet dhe zgjedhjet e reja, edhe një herë, si qëllim.
Keqardhje edhe për Bekimin, që padrejtësisht u bë shënjestër e sulmeve të paprecedenta për mbytjen e karakterit të tij. Përbaltja e tij kishte të bënte më së paku me të. Urrejtja si mjet dhe inati personal si karakteristikë e pashpjegueshme e politikanëve të sotëm, janë bërë më të forta se përgjegjësia ndaj vendit. E rëndësishme t’i bëjmë dëm tjetrit.
Sa shumë kemi nevojë për njerëz të mirë në këtë vend. Sa lehtë i hedhim poshtë.
Kjo është PISA politike e Kosovës. Me rëndësi të rrënojmë çdo përpjekje normale sot! Bllokohemi, ngecim, urrejmë, mbysim karaktere dhe përfundojmë sërish në zgjedhje. Edhe pas tyre, në te tjerat.
Të faleminderit Bekim për gadishmërinë dhe dinjitetin e treguar në vazhdimësi. Në kohë të politikës së sotme, këto virtyte janë vlerë”, shkruan Abdixhiku.
Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President
PDK konteston qeverinë “Kurti 4” në Kushtetuese, kabineti i ri nis punën
Rutte: KFOR-i do të vijojë të jetë në Kosovë, pavarësisht aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
- 19:52 Rusia rikthehet në bazat e veta në Siri
- 19:50 Rama në Napoli, inauguron Konsullatën e Nderit të Shqipërisë
- 19:23 Pagat e gjyqtarëve, Rama: Askush nuk e zëvendëson dot Parlamentin, nuk është çështje inati
- 18:54 Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President
- 18:43 10 nxënës në total në dy shkolla, drama sociale në fshatrat e Devollit
- 18:36 Aeroporti i Katanias mbyllet për shkak të tymit dhe hirit nga vullkani Etna