Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Gjoba po e po, por do të ndiqeni edhe penalisht!", Braçe: U pastrua fusha e mbetjeve në Selitë, policia ka marrë pamjet e kamerave për ndotësit

Shkruar nga Newsbomb
"Gjoba po e po, por do të ndiqeni edhe penalisht!", Braçe:
Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste për Njësinë 5 në Tiranë, Erion Braçe ka ndarë pamje nga ndërhyrja për pastrimin e fushës së mbetjeve në Selitë. Në një postim në Facebook, i shoqëruar me video, Braçe bën me dije se pastrimi është kryer dhe zona është kthyer në gjendje normale. Në video, Braçe sqaron se hetimet po vijojnë për ndotësit dhe se kamerat filmojnë çdo person që ndot ambientin.

"Këtu në Selitë shkolla filloi, pastrimi u bë deri në këtë nivel. Tani mos harroni një gjë shumë të rëndësishme, hetimet po vijojnë për ndotësit dhe mos harroni se kamerat shohin cilindo atje që hedh mbetje urbane, dyshek, kolltuk, etj. Merrni në telefon Bashkinë dhe vijnë ata jua marrin nëse keni diçka për të hedhur, që të mos ndiqeni penalisht dhe të mos merrni gjobë." thotë Braçe.

Kujtojmë se deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar prej muajsh situatën me mbetjet inerte në Selitë, duke e cilësuar si krim mjedisor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese