Reperi i njohur Mozzik ka reaguar ashpër pas pjesëmarrjes së tij në Marshin për Liri në Prishtinë, të organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, reperi ka treguar se pasi është kthyer në shtëpi ka lexuar komentet e bëra në disa artikuj që raportonin për pjesëmarrjen e tij në marsh. Sipas Mozzik, mes tyre kishte edhe shumë ofendime që preknin jo vetëm atë, por edhe familjen e tij.
“M’u kish sha nana, gruaja, vajza, familja e fisi, veç pse dola në marsh”, shkruan reperi.
Mozzik pretendon se, pasi ka kontrolluar profilet e personave që kishin bërë komentet, ka konstatuar se shumë prej tyre ishin llogari të rreme. Ai i ka lidhur këto reagime me njerëz që, sipas tij, nuk e mbështetën marshin.
“Këta janë pikërisht ata që nuk dolën në protestë. Këta janë e keqja e këtij vendi. Këta janë pjellë e Beogradit”, shkruan ndër të tjera Mozzik, duke përdorur tone të forta ndaj kritikëve të tij.
Reperi ka reaguar gjithashtu ndaj atyre që, sipas tij, janë kundër luftës së UÇK-së, duke u kërkuar të mos rreshtohen përkrah mbështetësve të saj.
“Largohuni prej rreshtit tonë. Nuk na duheni as sot me u rreshtu me ne. Nuk jeni rreshtu kurrë me ne, e as nuk keni me u rreshtu kurrë”, vijon ai.
Në reagimin e tij, Mozzik përmend edhe vuajtjet e familjeve shqiptare gjatë konfliktit me Serbinë dhe e mbyll postimin me homazh për dëshmorët.
Vëmendje ka marrë edhe referenca e tij ndaj 16 shtatorit, datë për të cilën reperi shpreh shpresën se do të sjellë një zhvillim që, sipas tij, “historia s’do ta harrojë kurrë”.
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
14 Shtator19:23
“Më vinte të vrisja veten nga dhimbja”, Bledi Strakosha rrëfen betejën me hemorragjinë cerebrale
Një dhimbje koke e fortë, një moment i papritur dhe një situatë që mund t’i ndryshonte gjithçka. Kështu nisi nj&...
SHOWBIZ
14 Shtator18:30
Të katër në të njëjtën tribunë! Brad Pitt me Ines de Ramon, përballë ish-bashkëshorti i saj me gruan e re
Brad Pitt dhe Ines de Ramon tërhoqën vëmendjen gjatë finales së meshkujve në US Open, ku çifti u shfaq mjaft i afërt n...
SHOWBIZ
14 Shtator18:25
Dhimbje e madhe për Genta Ismajlin, këngëtarja humb babain: Një pjesë e shpirtit më iku me ty
Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, ka humbur një nga njerëzit më të rëndësishëm të jetës së saj, ...
SHOWBIZ
14 Shtator18:15
Në 29-vjetorin e lindjes, Egli Tako poston foton e veçantë: Sot janë të 20-tat e fundit, të falenderoj që nuk u dorëzove vetja ime
Ish-banorja e “BBVA4” njëherazi dhe artistja e njohur Egli Tako feston sot 29-vjetorin e lindjes. Një ditë e veçantë kj...
SHOWBIZ
14 Shtator17:58
Një pilulë me fentanil dyshohet se i mori jetën Hayden Panettiere? Zbardhen detaje të reja nga hetimi për vdekjen e aktores
Hetimi për vdekjen e papritur të aktores së njohur Hayden Panettiere po merr një tjetër kthesë, pasi autoritetet amerikane po shqy...
SHOWBIZ
14 Shtator16:54
“Pengu për dy fëmijët që nuk erdhën kurrë”, Soni Malaj rrëqeth me rrëfimin e saj
Soni Malaj ka bërë një rrëfim personal, ku përtej karrierës së gjatë në muzikë flet për dashurinë, f...
SHOWBIZ
14 Shtator16:35
“Sa janë rritur"/ Nga Sara Hoxha te Xhensila Myrtezaj, fotot e fëmijëve të personazheve të njohur në ditën e parë të shkollës
Dita e parë e shkollës sjell gjithmonë emocione të veçanta, por për prindërit duket se vitet kalojnë edhe më sh...
SHOWBIZ
14 Shtator15:06
Lamtumira e fundit për George Mazonakis, mijëra njerëz këndojnë gjithë natën në lagjen ku u rrit
Mijëra njerëz u mblodhën të dielën në Nikaia për t’i dhënë lamtumirën e fundit George Mazonakis, kë...
SHOWBIZ
14 Shtator00:12
Nicole Kidman tërheq vëmendjen në New York/ Rikthehen spekulimet për ndërhyrje estetike
Nicole Kidman tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në një event bamirësie në New York, ku u shfaq me një veshje elegante d...
SHOWBIZ
13 Shtator20:50
Kapitull i ri për Lady Gaga, Këngëtarja dhe Michael Polansky mirëpresin fëmijën e tyre të parë
Këngëtarja e njohur Lady Gaga ka mirëpritur ardhjen në jetë të fëmijës së saj të parë me të fejuarin...