Ish efektivi i Policisë, Krenar Ahmeti komentoi dhunën e ushtruar nga një polic ndaj një qytetari sot gjatë protestës së zhvilluar në Zog të Zi.
Ai e cilësoi si brutale sjelljen e policit, duke shtuar ka shkelur të gjitha normat
“Sot dua të theksoj një moment shumë delikat. Në momentin kur po shoqërohej një person nga policët, vjen një polic tjetër dhe e godet në mënyrë brutale. Ky person i keqformuar, hedh poshtë punën e të gjithë policisë. Nëse me syrin tuaj do e kishit parë, kjo është shkelje e të gjitha normave.
I bëj thirrje strukturave të policisë, të njihen mirë me procedurat dhe taktikat. Secili person do bëjë kallëzimin në organet kompetente. Unë e di shumë mirë që juve nuk iu kanë paguar. E di mirë që ju keqtrajtojnë, ju kërkoj sidomos policëve të vjetër që kanë përvojë, të jenë të përmbajtur”, tha mes të tjerash ai.
© SYRI.net