Greqia i kërkon Parlamentit Europian heqjen e imunitetit të deputetit socialist të PASOK-ut, Nikos Papandreu
Autoritetet greke i kanë paraqitur një kërkesë Parlamentit Evropian për të hequr imunitetin nga ndjekja penale të deputetit socialist të PASOK-ut, Nikos Papandreu, tha të hënën kryetarja e dhomës Roberta Metsola.
Metsola nuk specifikoi arsyen e bërjes së kërkesës, duke thënë se ajo do të shqyrtohej nga shërbimet ligjore të Parlamentit Europian.
Bashkëpunëtorë të ngushtë të Papandreut , djali i themeluesit të ndjerë të PASOK-ut dhe ish-kryeministrit Andreas Papandreu dhe vëllai i ish-kryeministrit George Papandreu – thanë se procesi kishte të bënte me “një mosmarrëveshje të zakonshme pune”.
Ata shtuan se Papandreu, i cili është 69 vjeç, “e mirëpret procesin dhe ka besim të plotë në rezultatin e tij”.
Një komision pritet të vendosë nëse imuniteti i Papandreut do të hiqet.
Papandreu ka qenë anëtar i Parlamentit Europian që nga maji i vitit 2023
Lumir Abdixhiku: Bekim Sejdiu tregoi dinjitet
Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President
PDK konteston qeverinë “Kurti 4” në Kushtetuese, kabineti i ri nis punën
- 20:23 Vance: Kush mashtroi taksapaguesit amerikanë gjatë COVID-19, nuk përfiton më kredi qeveritare
- 20:21 Poloni, ushtria gjen një dron rus në Detin Baltik
- 20:21 Akuzat për ryshfet dhe qendrat mashtruese, Zelensky shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm të Ukrainës
- 20:11 Reperi amerikan Macklemore largohet nga turneu i Ed Sheeran pas deklaratave pro-palestineze
- 20:08 Të rinjtë shqiptarë dhe kroatë bashkohen në Tiranë “për të ardhmen e përbashkët evropiane”
- 20:08 Microsoft ka publikuar rregulla të reja për kontrollin mbi Inteligjencën Artificiale