107 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën, oshëtin bulevardi: Shqipëria kërkon revolucion
"Shqipëria është në udhëkryq"/ Protestuesi: Antishqiptari me emrin Edi Rama po bën ligje që vënë n&...
"Shqipëria është në udhëkryq"/ Protestuesi: Antishqiptari me emrin Edi Rama po bën ligje që vënë n&...
Kurti: Uroj që drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë pranë vendit dhe familjeve 14 Shtator, 19:10 ...
Berisha: Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës! 14 Shtator, 13:02 ...
SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark 14 Shtator, 10:54 Ten...
Pas shumë vitesh, familjarët e tij, djali Xhoni dhe gruaja Rovena, kanë vendosur të flasin për herë të parë. Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me Eni Çobani, familjarët Konomit kanë kërkuar të drejtën e tyre mbi pasurinë trashëgimore.

TIRANË- Vrasja e Franc Konomit, një prej ngjarjeve më të përfolura, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Pas shumë vitesh, familjarët e tij, djali Xhoni dhe gruaja Rovena, kanë vendosur të flasin për herë të parë. Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me Eni Çobani, familjarët Konomit kanë kërkuar të drejtën e tyre mbi pasurinë trashëgimore.
Xhoni mes lotësh dhe emocionesh të forta shprehet se ka 17 vite që jeton me brengën e vrasjes së të atit teksa shton se edhe vetë ai ka qenë në shënjestër të grupeve kriminale, ku i është bërë atentat dy herë.
Ai tregon se dhimbja për humbjen e babait e kishte çuar në një gjendje të rëndë emocionale, deri në mendime për t’i dhënë fund jetës, por sipas tij, besimi te Zoti e ka mbajtur gjallë. Ai rrëfeu gjithashtu se ishte vetëm 15 vjeç kur babai u vra dhe se ishte rritur kryesisht mes grave të familjes, duke e ndjerë mungesën e figurës atërore në momentet më të rëndësishme të rritjes së tij.
View this post on Instagram
"Nuk po dal vetëm për të drejtën e vetes time, por edhe për të motrës sime. Po dal për një shkak që është prej 17 vitesh, një dhimbje që nuk e di asnjë njeri. Që mua ma kanë vrarë babin prej 17 vitesh. Babi im quhej Franc Konomi, unë jam djali i Franc Konomit, që kurrë nuk kisha të drejtën për t’i thënë vetes që unë isha gjaku i atij. Pse?! Kur më vranë babin deshën që të më vrisnin edhe mua dy herë. Zoti e di që më ka mbrojtur, nuk është njeriu më i madh se Zoti. Ajo që bëhet, bëhet vetëm sepse do Zoti, asnjë njeri tjetër nuk ka fuqi në këtë botë. Unë e di kjo deshi që të më mbronte mua. Më tha që ‘mos u merr me këto punë, lëri mbrapa’. Unë nuk e përballova dot atë dhimbje dhe doja që të vrisja veten. Desha që të mbysja veten me lloj-lloj mënyrash që ju nuk ia keni idenë. Por, nuk ka dashur Zoti që të më marrë, nuk ka dashur. Kam dashur që të iki, sepse nuk e përballoja dot. Unë jam rritur vetëm me femra në familjen time, nuk e kam pasur një burrë që të më tregonte se si të rruhesha apo të sillesha. Iku që kur unë isha 15 vjeç, unë e shikoja babin vetëm gjashtë javë në verë, asnjë gjë," tha djali i Franc Konomit, Xhoni.
Nga ana tjetër, bashkëshortja e të ndjerit Franc Konomi, Rovena, ka rrëfyer për herë të parë detaje mbi pasuritë që, sipas saj, ka lënë bashkëshorti pas vdekjes. Rovena tha se Franci kishte lënë shtëpinë dhe një hotel, për të cilin pretendon se ishte ndërtuar prej tij ndër vite, ndërsa akuzoi kunatin, Adi Konomi, se e kishte marrë hotelin dhe më pas ia kishte shitur një personi tjetër.
Ajo tregoi se kishte mësuar për shitjen e hotelit kur ishte kthyer në Shqipëri dhe se nuk e kuptonte se si një pronë e bashkëshortit të saj mund të shitej nga dikush tjetër. Rovena foli edhe për makinën ku Franc Konomi humbi jetën.
Ajo tha se pas vrasjes policia i kishte kërkuar të merrte automjetin, por ajo kishte refuzuar, pasi nuk dëshironte të mbante makinën ku kishte ndërruar jetë bashkëshorti i saj. Sipas rrëfimit të saj, vetëm një javë më vonë ajo pa vëllain e Francit duke e përdorur dhe lëvizur me të njëjtën makinë në Tiranë.
"Franceska, vajza ime, ka qenë edhe në Greqi. Ka qenë te gjyshja e saj dhe unë kam folur në kamer me të. Gjyshja e saj unë e di shumë mirë, që ajo nuk është pjesë e kësaj gjëje. Vjehrra ime i ka thënë vajzës që ty të takon gjithçka nga babi jot dhe duhet t’i shkosh nga mbrapa. Franci ka lënë shtëpinë e tij, ka një hotel të cilin e ka ndërtuar gjithë këto vite, që kemi qenë në Gjermani. Unë mundoja që të investoja dhe të jepja një kontribut sa të mundja. Po. Unë kur shkova që pija një kafe, mbaj mend që ne bëmë një piceri, pishinë, kemi pasur dhe dhoma ku vinin turistit.
Pyeta se i kujt ishte ky hotel, më thanë “ka qenë i Franc Konomit, e ka marrë Adi Konomi dhe ia ka shitur një personi tjetër”. Si mund të shesësh ti një pronë që nuk është e juaja. Ai nuk ka kontribuar kurrë për shtëpinë, ka qenë Franc Konomi që i ka mbajtur, e di një Tiranë e tërë. Unë shkova në Gjermani. Pasi u bënë të gjitha këto situata Franci kishte lënë një ‘Benz’ në të cilin u vra dhe një ‘BMË’, më erdhi policia dhe më tha që t’i merrja. Unë të merrja një ‘Benz’ ku ka humbur jetën burri im, dua që të digjet ai ‘Benz’. Kur pas një jave shikoj vëllain e vet, e kishte larë makinën dhe lëvizje në mes të Tiranës. Të vritet vëllai jot dhe ti të hipësh te ajo makinë, ku ka dhënë shpirt?!" tha Rovena.
Si ndodhi vrasja e Franc Konomit?
Franc Konomi u qëllua me 10 plumba për vdekje më 8 korrik të vitit 2010, në afërsi të “Pazarit të Ri”. Ai u gjet i vrarë në makinën e tij tip “Mercedez Benz”, ngjyrë e zezë. Franc Konomi ishte personi i fundit i mbetur gjallë nga ai grup të rinjsh që në Tiranë konsideroheshin “të fortë” e bënin ligjin në vitet ’90./Dosja.al
Protestuesi TIRANË- Një protestues pjesëmarrës në protestën qytetare në Tiranë është shprehur se gru...
Protestuesi TIRANË- Një qytetar pjesëmarrës në tubimin përballë godinës së Kryeministrisë në...
TIRANË- Protesta në Tiranë shënon sot 107 ditë të revoltës qytetare. Një qytetar, pjesëmarës në pr...
Pankarta TIRANË- Protesta në Tiranë ka shënuar ditën e sotme 107 ditë të revoltës qytetare. Qytetarët kanë...
Pamje nga marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë, në ditën e 107-të TIRANË- Protesta në Tiranë ka shënuar dit...
KOSOVA- Ambasada amerikane në Kosovë ka paralajmëruar ditën e mërkurë më 16 shtator protesta të mëdha q priten t&...
DIVJAKË- Komisioni i ngarkuar nga Këshilli Bashkiak i Divjakës për përgatitjen e relacionit kundër shkrirjes së Bashki...
foto ilustruese KINË- Paralajmërimet e studiuesve të Anthropic, një prej kompanive kryesore amerikane të zhvillimit të inteli...
Posta Shqiptare Durrës DURRËS- Alban Xhelili, ish-deputeti i Partisë Socialiste, është emëruar drejtor i Postës Shqiptar...
Partia Demokratike TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me kërcënimin me jetë ndaj gazetarit Osman Stafa pas publikimit...