Protesta në Tiranë ka shënuar ditën e sotme 107 ditë të revoltës qytetare.
Qytetarët kanë nisur si fillim grumbullimin në sheshin Skënderbej, dhe më pas marshimin drejt godinës së Kryeministrisë ku kanë mbajtur fjalimet kundër Ramës.
Këtë ditë, nuk kanë munguar as pankartat pikante të cilat i japin një mesazh qeverisë.
“Nafta si në Londër, rrogat si në mjerim. Me taksat e karburantit, meritoni vetëm përçmim”, “SPAK, të mos arrestohet populli që kërkon të vërtetën, të prangosen ata që na vjedhin shtetin dhe jetën” thuhet në disa pankarta.















