web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëveshja e njoftuar nga Trump/ Zelensky: Dyshoj në gatishmërinë e Rusisë për ta zbatuar

14 Shtator 2026, 20:38, Kosova & Bota CNA

Marrëveshja e njoftuar nga Trump/ Zelensky: Dyshoj në

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është shprehur se është skeptik ndaj "dëshirës së Rusisë për t'iu përmbajtur çdo marrëveshjeje" pasi Donald Trump njoftoi se Moska dhe Kievi kishin rënë dakord të ndalonin sulmet ndaj objektivave energjetikë.

Presidenti ukrainas në një postim në Telegram, tha se Kievi u propozoi partnerëve të tij të siguronin një marrëveshje me Rusinë që do të ndalonte shkatërrimin e infrastrukturës kritike.

“Ushqimi, energjia dhe elementët e tjerë të mbështetjes themelore të jetës duhet të mbrohen”, tha Zelensky ndërsa fajësonte Rusinë për shënjestrimin e këtyre elementëve.

Zelensky tha se nëse partnerët e saj janë “të gatshëm të sigurojnë dëshirën e vërtetë të Rusisë”, atëherë Ukraina është e gatshme të bëjë të njëjtën gjë. Ai tha se lufta duhet të përfundojë dhe pret detajet specifike mbi marrëveshjen nga partnerët e Ukrainës.  /CNA





Lajmet e fundit nga