web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Jasir Asani shënon në Champions-in e Azisë

14 Shtator 2026, 20:52, Sport CNA

VIDEO/ Jasir Asani shënon në Champions-in e Azisë

Jasir Asani është shfaqur menjëherë protagonist me skuadrën e tij, Esteghlal, në elitën e futbollit aziatik.

Sulmuesi anësor i Kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës në sfidën ndaj Al-Sadd, e vlefshme për raundin e parë të Champions League aziatike.

Anësori mëngjarash realizoi golin e avantazhit për iranianët që në minutat e para të takimit, konkretisht në minutën e 9-të. Falë këtij realizimi, Esteghlal kaloi në epërsi 1-0 në këtë duel të rëndësishëm.

Ky gol konfirmon formën e shkëlqyer të futbollistit nga Shkupi në skenën ndërkombëtare.





Lajmet e fundit nga