Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Kap ça të kapësh", Shehi për kolapsin në drejtësi: Shteti po shpërbëhet, secili po merr ç'të mundet

Shkruar nga Newsbomb
"Kap ça të kapësh", Shehi për kolapsin në
Dashamir Shehi

Dashamir Shehi gjatë një interviste në Euronews Albania ka folur në lidhje me gjendjen e sistemit gjyqësor, ku prej disa kohësh po përballet me një kolaps si pasojë e problemeve me pagat.

Shehi tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet dhe se kjo rritje page, e cila është në disporporcion me pagat e tjera, pothuajse sa 5-fishi i pagës së një inxhinieri, t'i vendosë përpara përgjegjësisë dhe ndërgjegjes me qëllim që gjykatat ta bëjnë më mirë punën e tyre.

"Le të zbatohet ai vendim kushtetues, le t'i marrin ato rroga, Parlamenti ta mendojë se si do ta zgjidhë këtë punë në të ardhmen. Kjo rritje rroge në disproporcion me pagat e tjera, a do t'i vendosë këta njerëz përballë një ndërgjegjeje shoqërore? Këta po na paguhen sa 5-fishi i inxhinierëve, a do ta bëjnë edhe një minimum? Kjo tregon se shteti po shpërbëhet dhe secili po merr atë që mund të marrë, siç thotë zoti kryeministër i cili thotë "kap ça të kapësh"., u shpreh Dashamir Shehi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese