Protesta ka hyrë në ditën e 107-të, ku qytetarët janë mbledhur edhe këtë të hënë para Kryeministrisë, të cilët shprehen se nuk janë dorëzuar që prej ditës së parë dhe janë të vendosur të vijojnë tubimet e tyre.
Fillimisht, protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas nisën marshimin drejt Kryeministrisë. Siç është bërë tashmë traditë, ata mbajtën fjalimet e tyre duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të klasës politike.
Pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës, duke mbajtur pankarta dhe flamuj kuqezi. Si dhe kanë njoftuar se do të ndalen fillimisht te Gjykata e Lartë dhe më pas do të vijojnë marshimin drejt Bllokut të Sigurisë, ku ndodhen protestuesit e arrestuar gjatë tubimit.
Gjatë tubimit nëpër rrugët e kryeqytetit ata dëgjohen duke bërë thirrje: “Lironi çunat!”
Protestuesit shprehen të vendosur të vijojnë marshimet dhe protestat e tyre derisa të përmushen kërkesat e tyre.
