web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vuçiç: Do të jap dorëheqjen si president më 27 shtator

14 Shtator 2026, 21:02, Kosova & Bota CNA

Vuçiç: Do të jap dorëheqjen si president më 27

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nga posti i Presidentit të Republikës së Serbisë më 27 shtator.

"Më lejoni t'ju informoj. Më 27 shtator, do të jap dorëheqjen nga posti i presidentit. Do t'i drejtohem popullit atë mbrëmje dhe do t'i falënderoj për mbështetjen e tyre. Unë kam qenë president i Republikës për kohën më të gjatë që nga vendosja e sistemit shumëpartiak në vendin tonë. Nuk do ta kisha bërë dot pa qytetarët e këtij vendi. E vetmja gjë që mund të them është se i shërbeva me besnikëri Serbisë, u shërbeva me besnikëri qytetarëve të këtij vendi, me besnikëri, me zell, me përkushtim, me luftë", tha Vuçiç në një deklaratë në TV Pink.

Ai shtoi se më pas do të shkojë në fushatën zgjedhore si një qytetar i zakonshëm./ CNA





Lajmet e fundit nga