
Protestuesi që u godit sot me grusht nga një efektiv policie, ka folur gjatë tubimit para Kryeministrisë ku tregoi se ka ardhur nga Diaspora për t’iu bashkuar protestës kundër qeverisë.
“Erdha në protestë nga Diaspora, me vëllezërit e motrat që t’ju bashkohem që ta rrëzojmë këtë qeveri të ndyrë”, u shpreh protestuesi.
Sipas tij, gjatë protestës situata u përshkallëzua dhe pati ndërhyrje të forcave të policisë.
“Kriminelët dolën, ishte një gjë shumë absurde. Nuk u godita vetëm unë, por të gjithë vëllezërit dhe motrat e mia”, deklaroi ai.
Protestuesi e cilësoi të papranueshme ndërhyrjen e policisë, duke shprehur revoltën e tij ndaj qeverisë dhe institucioneve ligjzbatuese.

“Turp për qeverinë e policinë. Poshtë korrupsioni”, përfundoi ai./Versus.al

