Anthropic propozon metodën e mbylljes së plotë të inteligjencës artificiale: Mund të bëhet i detyrueshëm me ligj

14 Shtator 2026 | 21:32

Një “çelës vrasës” për inteligjencën artificiale, i cili do të mundësonte mbylljen e plotë të sistemeve në rast se ato bëhen shumë të rrezikshme, mund të duhet të bëhet i detyrueshëm për kompanitë e teknologjisë, sipas Jack Clark, një prej bashkëthemeluesve të Anthropic.

Në një intervistë për BBC, Clark tha se shoqëria mund të kërkojë në të ardhmen që kompanitë e IA-së të kenë një mekanizëm të tillë, ndërsa ngriti edhe mundësinë që funksionimi i tij të verifikohet nga një palë e tretë.

Sipas Clark, shumica e laboratorëve të mëdhenj të IA-së kanë tashmë mënyra të ndryshme për t’i “shkëputur nga priza” sistemet e tyre, përfshirë edhe Anthropic. Megjithatë, ai argumentoi se politikëbërësit mund të shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së standardeve të detyrueshme.

“Duhet t’u kërkohet kompanive që patjetër të kenë një ‘kill switch’? A mund të verifikohet ky mekanizëm nga një palë e tretë?”, pyeti Clark, duke theksuar se këto çështje duhet të bëhen pjesë e debatit më të gjerë politik për sigurinë e IA-së.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur paralajmërimet për rreziqet e inteligjencës artificiale janë shtuar. Një numër drejtuesish, punonjësish të kompanive të teknologjisë dhe ekspertësh të IA-së kanë ngritur shqetësime për mundësinë që zhvillimi i pakontrolluar i kësaj teknologjie të shkaktojë pasoja ekstreme për njerëzimin.

Edhe CEO i Anthropic, Dario Amodei, ka bërë thirrje së fundmi për ngadalësimin dhe monitorimin më të afërt të zhvillimit të IA-së. Ai ka theksuar se masat për kontrollin e teknologjisë duhet të ndërmerren pa dëmtuar avantazhin komercial të kompanive.

Anthropic, e themeluar në vitin 2021 nga ish-punonjës të OpenAI, është aktualisht një nga kompanitë në qendër të debatit global mbi sigurinë dhe të ardhmen e inteligjencës artificiale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vance: Kush mashtroi taksapaguesit amerikanë gjatë COVID-19, nuk përfiton më kredi qeveritare

Administrata e presidentit Donald Trump do të pezullojë rreth 870 mijë persona të dyshuar për mashtrim ndaj programeve federale të biznesit të vogël gjatë pandemisë COVID-19, duke i ndaluar ata të përfitojnë nga kreditë e ardhshme...
20:23 | 14/09/2026

Akuzat për ryshfet dhe qendrat mashtruese, Zelensky shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm të Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkarkuar nga detyra Prokurorin e Përgjithshëm të Ukrainës, Ruslan Kravchenko, zyra e të cilit akuzohet se ka ofruar mbështetje për...
20:21 | 14/09/2026

Reperi amerikan Macklemore largohet nga turneu i Ed Sheeran pas deklaratave pro-palestineze

Reperi amerikan Macklemore nuk do të performojë në datat e mbetura të turneut të Ed Sheeran në stadiumet amerikane, pasi disa prej vendeve ku janë planifikuar koncertet dyshohet se kanë kundërshtuar pjesëmarrjen e tij për shkak të...
20:11 | 14/09/2026