“Nëse Veliaj del nga burgu, do të jetë rrezik për Ramën”, Zekthi: Do të rikthehet më i fortë politikisht

14 Shtator 2026 | 21:48

Analisti Fitim Zekthi deklaroi në emisionin “Now” në Euronews Albania se, nëse Erion Veliaj lirohet nga burgu, ai mund të rikthehet më i fortë në politikë dhe të përbëjë një sfidë për kryeministrin Edi Rama.

Zekthi tha se një rikthim i Veliajt në skenën politike mund të konsiderohet një rrezik jo i vogël edhe për vetë Ramën.

“Për mua, në qoftë se do të rikthehet, ai do të rikthehet më i fortë në politikë dhe do të jetë rrezik jo i vogël edhe për Ramën vetë”, u shpreh Zekthi.

Sipas analistit, Rama aktualisht po përpiqet të mos ndërhyjë në çështjen e Veliajt, duke ia lënë atë institucioneve të drejtësisë. Ai iu referua edhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi që Veliaj të qëndrojë në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulo: Nëse dënohet Thaçi, ndodh rehabilitimi i serbëve në gjeopolitikë

Analisti Arion Sulo ka ngritur pikëpyetje mbi procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke argumentuar se përfshirja e tij në krimet konkrete duhet...
22:40 | 10/09/2026

Kush ka bërë shkelje për pagat e gjyqtarëve? Manjani dhe Sulo përplasen në studio

Debati për pagat e reja të gjyqtarëve dhe prokurorëve ka përplasur në studion e “Now me Erla Mëhillin” juristin Ylli Manjani dhe analistin Arjon Sulo....
22:23 | 10/09/2026

Protestuesit ndryshojnë skenar, gazetarja Demushi: Në ditë e 103-të nuk u bllokuan rrugët

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi në një lidhje live nga protesta për emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka zbuluar detaje nga marshimi dhe veprimet...
22:17 | 10/09/2026