Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Audiopërgjimi i ri i Ron Yeffet

'Divjaka e qytetarëve, jo e tradhtarëve!'/ Banorët vijojnë protestën e 46-të kundër shkrirjes së bashkisë

21:33, 14/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dita e 46-të e protestës në Divjakë është mbyllur sërish me rezistencën e banorëve, të cilët kërkojnë që bashkia e tyre të mos shkrihet.

Reforma e re administrative-territoriale, ndër bashkitë e tjera, parashikon edhe shkrirjen e Bashkisë Divjakë me atë të Lushnjës.

Banorët vijojnë të qëndrojnë në shesh, duke kërkuar që shërbimet të vijojnë të ofrohen në Divjakë dhe jo në Lushnjë.

Gjatë fjalimeve në natën e 46-të të protestës, u kërkua që përfaqësuesja e tyre të jetë e pranishme dhe t’u përgjigjet banorëve për qëndrimin që ajo mban lidhur me këtë çështje.

Protestuesit komentuan edhe dëgjesën e zhvilluar pasditen e sotme në Divjakë nga komisioni i këshillit bashkiak, duke e cilësuar atë të pavlerë, pasi, sipas tyre, në të nuk kishte as deputetë dhe as përfaqësues të komisionit “Mazniku”.

Edhe protesta e 46-të e banorëve të Divjakës u mbyll me një marshim në rrugët e qytetit, nën thirrjet: “Divjaka bashki!”, “Divjaka e qytetarëve, jo e tradhtarëve!”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco