• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Ministrinë e Energjetikës ma lini mua”/ Përgjimi i Roni Yeffet për gazin në Vlorë: Asnjë letër zyrtare…

by Bota Bota
September 14, 2026
in Aktualitet, Kryesore
“Ministrinë e Energjetikës ma lini mua”/ Përgjimi i Roni Yeffet për gazin në Vlorë: Asnjë letër zyrtare…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër audiopërgjim është publikuar mbrëmjen e sotme mes Roni Yeffet dhe tre të huajve, një ukrainas, një rusi dhe Tatianës, e cila ka shërbyer si përkthyese e bisedave.

Në audiopërgjimin e publikuar mbrëmjen e sotme në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Roni Yeffet diskuton për puset e gazit në Vlorë, dhe kërkon që ‘kjo marrëveshje të mbyllet shpejt’.

Që në fillim të audipërgjimit Yeffet i shpjegon bashkëbiseduese së tij, Tatianës që të mos nisin asnjë letër zyrtare ndaj Ministrisë së Energjetikës, sepse me këtë ministri do të merret vetë ai.

Audipërgjimi është pjesë e një dosje prej më shumë se 3 orësh e realizuar në Janar të vitit 2026, ku izraeliti i Edi Ramës, Roni Yeffet bisedon e diskuton se si të shesë pasuritë e Shqipërisë.

Audiopërgjimi i zbardhur:

Tatiana: Do të përgatisim një letër zyrtare për ministrinë e Energjetikës që të marrim informacione për gazin në Vlorë. Një letër zyrtare. 

Roni Yeffet: Përse, përse? Jo jo, asnjë letër zyrtare, jo, jo.  Shkoni shikoni, shkoni në Vlorë, shikoni çfarë të doni. Më pas do të merrem unë me ta. Nuk do të dërgoni asnjë letër, nuk do të dërgoni asgjë. Informacioni është për ne, jo për Ministrinë.

Tatiana: Dakord, çështja është, ajo që na tha ajo është thelbësore. Të bazohemi vetëm në një vizitë në vend do të ishte e pamjaftueshme. Një inspektim fizik, kompania nuk do të kuptonte asgjë.

Roni Yeffet: Mbështetuni te unë për Ministrinë e Energjetikës. Do të shkojmë në Ministrinë e Energjetikës, do të flasim me ta për çdo gjë. Por mos përdorni emrin tim.

Tatiana: Dakord.

Roni Yeffet: Në Vlorë, dakord. Do të kontrolloni, ju përfaqësoni një kompani amerikane.

Tatiana: Dakord.

Roni Yeffet: Do të kontrolloni, do të kontrolloni, do të pyesni për gjithçka dhe ata do të bashkëpunojnë. I thuaj asaj që të vijë të hënën, të qëndrojë këtu, do të shkoni në Ministrinë e Energjetikës 1, 2, 3 herë.

Tatiana: Mendoj që ajo do të vijë të mërkurën.

Roni Yeffet: Nëse ajo vjen të hënën dhe qëndron, sepse nuk do të jetë të mërkurën dhe të premten askush nuk punon këtu. Nuk është eficente, të jemi më eficent.

Tatiana: Dakord, dakord.

Roni Yeffet: Nëse ajo vjen të mërkurën, ata vijnë të premten, asgjë nuk ndodh. Dhe ajo duhet të qëndrojë këtu deri sa të përfundojmë. Unë dua të përfundojmë. Ju duhet të kuptoni, kam nevojë të fillojë, ne duhet të mbyllim marrëveshje.

Tatiana: Ajo vjen nga Johanesburgu, të hënën do të jetë këtu. Nga e marta në mëngjes…

Roni Yeffet: Por ajo nuk duhet të largohet deri në fundjavë.

Tatiana: Dakord.

Tags: pergjimeRon Yffet
Previous Post

“FBI kishte mijëra përgjime për Al Caponen, por s’kishte prova”, Filip Çakuli: Veliajn e arrestuan nga thashethemet, e linçuan publikisht

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

“Ministrinë e Energjetikës ma lini mua”/ Përgjimi i Roni Yeffet për gazin në Vlorë: Asnjë letër zyrtare…

“Ministrinë e Energjetikës ma lini mua”/ Përgjimi i Roni Yeffet për gazin në Vlorë: Asnjë letër zyrtare…

September 14, 2026
“FBI kishte mijëra përgjime për Al Caponen, por s’kishte prova”, Filip Çakuli: Veliajn e arrestuan nga thashethemet, e linçuan publikisht

“FBI kishte mijëra përgjime për Al Caponen, por s’kishte prova”, Filip Çakuli: Veliajn e arrestuan nga thashethemet, e linçuan publikisht

September 14, 2026
Dhunuan barbarisht indianin, arrestohen dy shqiptarët në Greqi

Dhunuan barbarisht indianin, arrestohen dy shqiptarët në Greqi

September 14, 2026
Aleksandër Vuçiç njofton datën e dorëheqjes

Aleksandër Vuçiç njofton datën e dorëheqjes

September 14, 2026
U godit nga policia gjatë protestës/ Qytetari i bashkohet revoltës te Kryeministria: Nuk u godita vetëm unë…Të bashkohemi që ta rrëzojmë këtë qeveri. Poshtë korrupsioni

U godit nga policia gjatë protestës/ Qytetari i bashkohet revoltës te Kryeministria: Nuk u godita vetëm unë…Të bashkohemi që ta rrëzojmë këtë qeveri. Poshtë korrupsioni

September 14, 2026
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit vërshojnë në rrugët e Tiranës

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit vërshojnë në rrugët e Tiranës

September 14, 2026
Mbyllet gjyqi ndaj Thaçit në Hagë! Procesi për pengim të drejtësisë, mbrojtja kundërshtoi transkriptet e prokurorisë dhe kërkoi pafajësi

Mbyllet gjyqi ndaj Thaçit në Hagë! Procesi për pengim të drejtësisë, mbrojtja kundërshtoi transkriptet e prokurorisë dhe kërkoi pafajësi

September 14, 2026
“Të q**** robt”/ Rama i dorëzon policisë italiane shqiptarin që e shau te shkallët e avionit (VIDEO)

“Të q**** robt”/ Rama i dorëzon policisë italiane shqiptarin që e shau te shkallët e avionit (VIDEO)

September 14, 2026
“Mbylle buçen”, zv.CEO e Top Channel presion Arjan Konomit: Je i pushuar, bullizove Linda Ramën

“Mbylle buçen”, zv.CEO e Top Channel presion Arjan Konomit: Je i pushuar, bullizove Linda Ramën

September 14, 2026
Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president i Kosovës

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president i Kosovës

September 14, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    E rëndë, elektriçisti që humbi jetën gjatë punës në Belsh nuk kishte asnjë mjet mbrojtës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Parandalohet ngjarja e rëndë në Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali/ E lidhën dhe e ekzekutuan në makinë, automjetin më pas e hodhën në lumë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL