Gazetari: 30 milionë euro të taksapaguesve janë dhënë për makina që saldohen në një kapanon
Gazetari Julian Hoxhaj ka folur për audiopërgjimin dhe aku...
Gazetari Julian Hoxhaj ka folur për audiopërgjimin dhe aku...

Gazetari Julian Hoxhaj ka folur për audiopërgjimin dhe akuzat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.
Hoxha u shpreh se Ahmetaj ka dhënë dhe më parë indicie duke treguar se si kryeministri Edi Rama po përgatiste që të gjitha asetet e ushtrisë shqiptare, pjesa e buxhetit që shkon për armatime, t'i shkonte pikërisht Ron Yeffet.
Sipas Hoxhajt në thelb kjo çështje është një mini-incenerator apo një formë e të gjitha koncesioneve që Edi Rama ka dhënë nga 2014-a deri më sot sepse sipas tij shteti është financuesi kryesor i të gjithë veprimtarisë
=”Emisioni në fakt zanafillën e ka pikërisht nga emisioni i katërt ose nga intervista e katërt që ju keni zhvilluar me Arben Ahmetajn. Ka qenë po në atë intervistë ku Arben Ahmetaj ka dhënë indicie për veprimtarinë e Roni e Yeffet në Shqipëri, duke nisur nga ato që ishin denoncuar më përpara, që nga tentativa për t'i dhënë tokën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, borxhin e shtetit, përfshirjen në aeroportin e Vlorës, dhe shumë gjëra të tjera. Dhe në atë emision denoncoi apo publikoi të dhëna që lidheshin pikërisht edhe me mënyrën se si Edi Rama po përgatiste që të gjitha asetet e ushtrisë shqiptare, të gjithë paratë që vihen pra, pjesa e buxhetit që shkon për armatime, t'i shkonte pikërisht Ron Yeffet. Ne morëm indicie, e investiguam në një farë mënyre, faktet janë publike sepse janë të dhëna, janë transaksione thesarit, janë dokumente në regjistrat e QKB-së. Sigurisht që ne kemi investiguar sepse kemi shkuar deri në Senegal, atë që Ron Yeffet e përmend në audiopërgjim si vendin ku merren armët, paketohen në Shqipëri dhe më pas shiten në vende të ndryshme. Dhe Senegali ishte një pikë interesante sepse e lidhte Ron Yeffet-in me një nga miqtë që tashmë i është dënuar kryeministrit Edi Rama, Charles McGonigal. Dhe normalisht ne kemi publikuar të dhëna në atë kohë që tregonin se sa shpejt, me atë mënyrën fap, fap, kryeministri kishte firmosur, pra si ishte themeluar kompania Timak Defense. Kompania që është në bashkëpronësi me Kayo, pra kompaninë shtetërore, dhe Arjeta Pucës dhe Ron Yeffet. Ku Roni dhe Arjeta Puca kanë 80% të aksioneve, ndërsa shteti ka vetëm 20%. Dhe çfarë ka ndodhur dhe këtu dua të ndalem pak ta theksoj sepse në thelb është një mini-incenerator, ose është një formë inceneratori apo një formë e të gjitha koncesioneve që Edi Rama ka dhënë nga 2014-a deri më sot. Sepse shteti është financuesi kryesor i të gjithë veprimtarisë. Ne kemi parë të dhënat e dokumenteve”, tha Hoxhaj.
Më tej, gazetari i ka dhënë një përgjigje Ardi Veliut, duke përmendur deklaratën e tij se, Ron Yeffet u bë aksioner maxhoritar, pra me 80% të aksioneve, sepse premtoi se do të investonte shumë.
Hoxhaj thekson se deri më sot rezulton që i vetmi investim që ka bërë Ron Yeffet ka qenë 490 euro që ka blerë aksionet tek Arjeta Puca dhe investimin e ka bërë shteti.
Ai nënvizon se janë dhënë 30 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë për makinat që saldoheshin dhe modifikoheshin në një kapanon që Rama i shet si prodhim Made in Albania.
“Dua t'i jap një përgjigje direkt në fakt drejtorit të Kayo-s, Ardi Veliut. Sepse Ardi Veliu pak ditë më parë ka deklaruar në një studio televizive se Ron Yeffet u bë aksioner maxhoritar, pra me 80% të aksioneve, sepse premtoi se do të investonte shumë. Në fakt, deri më sot na rezulton që i vetmi investim që ka bërë Ron Yeffet ka qenë 490 euro që ka blerë aksionet tek Arjeta Puca dhe investimin e ka bërë shteti. Ka disbursuar 2 muaj pasi u themelua kompania menjëherë 10 milionë euro. Dhe aktualisht që ne flasim, kjo kompani ka marrë 2.5 miliardë lekë apo rreth 30 milionë euro nga taksapaguesit shqiptarë. Pra shteti shqiptar paguan paradhënie makinat që Edi Rama i shet si "Made in Albania", por në fakt edhe në emisionin e para disa ditëve pamë që nuk kishte asnjë linjë prodhimi, por ishin makinat, të paktën me syrin e një njeriu po themi edhe të gazetarit, por edhe një qytetari të thjeshtë e kuptojmë që ishte një kapanon ku modifikoheshin, saldoheshin dhe më pas shiteshin si prodhim shqiptar. Pra vetëm kaq ka bërë kompania”, deklaron Hoxhaj./ CNA
Një tjetër pjesë e audio-përgjimit të publikuar nga ish-zë...
Protestuesit po marshojnë në rrugën Mine Peza te komisiari...
Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestu...
Gazetari Hysni Gurra ka deklaruar se SPAK ka një shans të ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
15 shtatori po pritet si një datë e një beteje të drejtësi...
Ka nisur protesta e 107 kundër qeverisë ku kërkohet dorëhe...
Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka zgjeruar rrjetin e bizn...
Gjykata e Lartë nesër pritet të japë vendimin pas kërkesës...
Një ditë para seancës për kryebashkiakun e arrestuar të Ti...
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi me 8 vota pro,...
Seanca në Gjykatën e Posaçme ku do të shqyrtohet kërkesa e...
Rrjeti SafeJournalists ka dënuar kërcënimin me jetë ndaj g...
Kontrolle blic janë kryer në paraburgimin e Bradasheshit, ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka mbaj...
Qeveria ka ndryshuar rregullat për përdorimin dhe privatiz...
Drejtuesi i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hi...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alban Xhelili, është em...
Gazetari Osman Stafa është kërcënuar me jetë me anë të një...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Një vend si Shqipëria që aspiron Bashkimin Europian, që ka...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Kanë nisur hetimet për kallëzimin me jetë ndaj gazetarit O...
U vihet në ndihmë dy turistëve gjermanë që humbën rrugën n...
Sekuestrohen 41 kg e 350 gramë kokainë, me vlerë tregu rre...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Shtatori ka një mënyrë të vetën për t’i bërë shpenzimet e ...
Ditën e sotme në shkollat e vendit nis viti i ri shkollor ...
Pagat e personelit shkollor dhe veçanërisht të mësuesve e ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se do ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është shprehur s...
Bekim Sejdiu ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Euro e ka nisur javën me rënie të mëtejshme në kursin e kë...
Prej fundjavës çmimet e karburanteve në tregun e pakicës k...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...