Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

La vendin “vakant” me shpresën se do të kthehet?! Pse Erion Veliaj vendosi të mos delegonte detyrën e kryetarit

Shkruar nga Newsbomb
La vendin “vakant” me shpresën se do të kthehet?! Pse
Ilustrim: Erion Veliaj, kryetari i Bashkise Tirane

Bashkia e Tiranës ka ngelur në kolaps dhe pa “kokë”, ashtu si dhe vetë kryeministri Edi Rama e ka thënë disa herë. Me një shkresë të firmosur disa ditë më parë nga qelia e burgut, kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, vendosi që të shkarkonte kryetaren e komanduar, Anuela Ristanin.

Shkarkimi i saj u bë me arsyetimin se kjo e fundit nuk i ishte bindur urdhrave të kryebashkiakut, dhe nuk kishte bërë punën ashtu si dhe duhet.

“në periudhën pasuese dhe veçanërisht pas vendimmarrjes së fundit të Gjykatës Kushtetuese, është evidentuar një shkëputje progresive e ushtrimit të kompetencave të deleguara nga autoriteti kushtetues dhe ligjor i Kryetarit të zgjedhur, e materializuar në mungesën e informimit dhe të koordinimit institucional, në moszbatimin e vendimeve gjyqësore në moszbatimin dhe refuzimin e urdhrave të drejtpërdrejtë të Kryetarit, si dhe në veprime dhe mosveprime që kanë cenuar zinxhirin normal të përgjegjësisë dhe drejtimit institucional të Bashkisë”, thuhej ndër të tjera në vendimin e firmosur nga kryebashkiaku, ndërkohë që ku urdhër u pasua dhe nga disa të tjerë, ku riktheu në detyrë të besuarit e tij, mes tyre edhe Alban Dokushin.

Mirëpo, vendosi që mos ja delegonte askujt firmën e kryetarit. E kjo lëvizje e kryebashkiakut është komentuar së fundmi nga vetë avokati i tij, Plarent Ndreca.

I ftuar në studion e emisionit “Top Story”, Ndreca u pyet se pse kryebashkiaku nuk delegoi kompetencat e tij, ndërkohë që përgjigjja e tij ishte: “E provuam 18 muaj, e provoi delegimin nuk funksionoi”.

Po ashtu, ky vendim i Veliajt u përforcua sipas avokatit edhe nga arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese e cila deklaroi se arrestimi i tij ishte “jo proporcional”

“Doli vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe prandaj”, tha Ndreca shkurtimisht.

Shumica e gjyqtarëve të Kushtetueses vendosën ditë më parë se Gjykata e Lartë nuk kishte dhënë argumente të mjaftueshme se pse Veliaj duhet të mbahet në burg, ndërkohë që është edhe drejtues i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese