AKTUALITET /

"Lironi djemtë e Diasporës", qytetarët protestojnë tek Blloku i Sigurisë

Protestuesit kanë vijuar gjithashtu me thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se qëndresa qytetare do të vazhdojë.

Shkruar nga Versus

"Lironi djemtë e Diasporës", qytetarët protestojnë

Marshimi i sotëm i qytetarëve është ndalur para Bllokut të Sigurisë në rrugën "Mine Peza" ku protestuesit kanë kërkuar lirimin e disa qytetarëve të ndaluar gjatë tubimit paraditen e kësaj të hëne. 

“Nuk jeni vetëm, gjithë Shqipëria është me ju!”, është një prej thirrjeve që është përsëritur nga protestuesit në mbështetje të qytetarëve të ndaluar.

Protestuesit kanë vijuar gjithashtu me thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se qëndresa qytetare do të vazhdojë.

Tubimi i sotëm shënon vijimin e protestave të njëpasnjëshme kundër qeverisë, ndërsa në fokus të protestuesve mbetet edhe çështja e personave të arrestuar gjatë përplasjeve të ditëve të fundit./Versus.al

Poll