Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president, reagon LVV
Lëvizja Vetëvendosja ka reaguar pas vendimit të kandidatit për deputet, Bekim Sejdiu për t’u tërhequr nga kandidatura për president të Kosovës.
Përmes një deklarate për mediat ‘Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh keqardhjen për tërheqjen e profesorit Bekim Sejdiu nga kandidatura për President të Republikës së Kosovës’.
‘Bekim Sejdiu ishte kandidat i përbashkët, i dalë nga marrëveshja ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Marrëveshja u arrit pas bisedimeve politike dhe me vullnetin për t’i dhënë vendit një zgjidhje. Kandidatura e tij krijoi mundësinë që zgjedhja e Presidentit të përmbyllej në Kuvend dhe Kosova të mos hynte sërish në një periudhë pasigurie institucionale.
Lëvizja VETËVENDOSJE! i qëndroi kësaj marrëveshjeje dhe kandidatit të përbashkët deri në fund.
Fatkeqësisht, pas arritjes së marrëveshjes, një pjesë e deputetëve të LDK-së doli kundër kandidaturës së miratuar edhe nga partia e tyre. Ndërsa PDK-ja dhe Aleanca u deklaruan se nuk do të merrnin pjesë në procesin e zgjedhjes së Presidentit.
Kështu u krijuan rrethanat që e pamundësuan zgjedhjen e Presidentit në Kuvend.
Në këto rrethana erdhi edhe vendimi i profesorit Sejdiu për t’u tërhequr.
Për muaj me radhë u kërkua dialog, kompromis dhe marrëveshje. Dialogu u zhvillua, kompromisi u bë, marrëveshja u arrit dhe kandidati i përbashkët u gjet. Kur erdhi koha që marrëveshja të merrte votën e Kuvendit, nisi pengimi dhe goditja e saj.
Kuvendi është vendi ku dallimet politike shprehen me votë. Mund të votosh për, mund të votosh kundër. Por kur mospjesëmarrja përdoret për ta pamundësuar votimin, atëherë nuk kemi më dallim politik rreth një kandidati, por pengim të vetë procesit kushtetues dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të përsëritura.
E falënderojmë profesor Bekim Sejdiun për gatishmërinë për t’i shërbyer Republikës dhe për dinjitetin e treguar gjatë këtij procesi.
Kosova e pati marrëveshjen dhe kandidatin e përbashkët. E pati mundësinë që çështja e Presidentit të zgjidhej në Kuvend. Por u bllokua, sërish’, thuhet ne deklaraten e LVV.
Në një postim në Facebook, Sejdiu ka thënë se duke u marrë parasysh rrethanat, të karakterizuara nga mungesa e mbështetjes së nevojshme parlamentare për t’u zgjedhur e po ashtu nga devijimi i tërë procesit, ka vendosur të tërhiqet dhe se për këtë ka njoftuar edhe përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sejdiu ishte prezantuar si kandidat konsensual për president dy javë më parë, pas marrëveshjes së dakorduar mes VV-së dhe LDK-së.
Lumir Abdixhiku: Bekim Sejdiu tregoi dinjitet
Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për President
PDK konteston qeverinë “Kurti 4” në Kushtetuese, kabineti i ri nis punën
- 22:17 “Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun
- 22:16 Britani, burri rrëfen se e drogoi dhe përdhunoi gruan e tij për dy dekada
- 22:04 Ish-agjenti maroken ofroi informacione për spiunazhin e Marokut në këmbim të mbrojtjes nga ekstradimi në Spanjë
- 21:48 “Nëse Veliaj del nga burgu, do të jetë rrezik për Ramën”, Zekthi: Do të rikthehet më i fortë politikisht
- 21:44 Afrika e Jugut, 21 të vdekur në një sulm me makinë-bombë
- 21:32 Anthropic propozon metodën e mbylljes së plotë të inteligjencës artificiale: Mund të bëhet i detyrueshëm me ligj