web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Audio-përgjimi/ Këlliçi: Roni i Ramës paska të gjithë qeverinë në dorë

14 Shtator 2026, 22:17, Aktualitet CNA

Audio-përgjimi/ Këlliçi: Roni i Ramës paska të

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me audio-përgjimin e publikuar mbrëmjen e sotme në Syri Tv për Ron Yeffet.

Këlliçi shkruan se pasi u zbulua një javë më parë se Ministria e Mbrojtjes “ishte në duart” e Ron Yeffet, sot sipas tij del se biznesmeni izraelit ka nën kontroll dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Ai shton më tej se skandali i atyre që i cilëson si “punët e pista” të kryeministrit Edi Rama po zmadhohet çdo ditë.

Postimi i plotë: 

Roni i Ramës paska të gjithë qeverinë në dorë!

Pasi u zbulua një javë më parë se Ministri i Mbrojtjes ishte kukull në duart e Ron Yeffet, në përgjimet e reja të zbardhura sonte, del se izraeliti që kryen punët e pisëta të Ramës, ka nën kontroll dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Ron Yeffet i thotë partnerëve në biznes që ata të shkojnë në Vlorë, të shohin e të inspektojnë, madje të paraqiten dhe si kompani amerikane, e të vendosin çfarë duan, sepse tek Ministria e Energjetikës e zgjidh ai çdo gjë!

Ron Yeffet e deklaron këtë në kohën kur Ministre ishte pikërisht Belinda Balluku.

Skandali i punëve të pisëta të Edi Ramës po zmadhohet.

Trafik armësh dhe koncesione në energjetikë, biznes dhe plaçkitje, dorë e zgjatur në çdo pasuri të vendit. Kjo është qeverisja.

Kjo është Besa e Edi Ramës.

Kjo është Prania Besnike.

Kjo është Pasqyrë Albania. /CNA





Lajmet e fundit nga