LIVE UPDATES
Bota

REL: Rusia rikthehet në bazat e veta në Siri

Një flotë prej tri anijesh ruse, të shoqëruara nga një anije shkatërruese e marinës, u pa për herë të parë duke lundruar drejt jugut, në brigjet e Spanjës, në fund të gushtit.

14 Shtator 2026, 22:43 Nga G.M
REL: Rusia rikthehet në bazat e veta në Siri
foto ilustruese

SIRI- Një muaj pasi u tha se bazat e Rusisë në Siri do t’i “dorëzoheshin” Damaskut, anijet ushtarake ruse janë rikthyer në portin e Tartusit, konfirmojnë imazhet ekskluzive të siguruara nga Radio Evropa e Lirë (REL).

Një flotë prej tri anijesh ruse, të shoqëruara nga një anije shkatërruese e marinës, u pa për herë të parë duke lundruar drejt jugut, në brigjet e Spanjës, në fund të gushtit. Destinacioni i deklaruar i autokolonës detare ishte Egjipti, por menjëherë pasi kaluan Ngushticën e Gjibraltarit, anijet i fikën transponderët për të shmangur gjurmimin e tyre.

Një imazh i publikuar në llogarinë "Russian Forces Spotter" në X tregon flotën ruse duke lëvizur në drejtim të jugut përgjatë bregdetit spanjoll, gjatë rrugës së saj për në Siri në fund të muajit gusht. Imazhet e siguruara nga REL-i, të shkrepura në fillim të shtatorit, konfirmojnë se flota është ankoruar së fundi në portin sirian të Tartusit për të shkarkuar një ngarkesë të panjohur.

Imazhet, të cilat nuk ishin publikuar më parë, duket se kundërshtojnë pretendimet zyrtare se pjesa e objektit të Tartusit, e cila më herët ishte nën kontrollin rus, i ishte dorëzuar Sirisë për përdorim civil. Anijet që shihen në imazhet nga Tartusi janë anija shkatërruese e marinës, Admiral Levchenko, Sparta, një anije ushtarake logjistike, dhe Akademik Pashin, një anije furnizuese e projektuar për furnizimin e anijeve të tjera në det. Anija e katërt e flotës, cisterna e naftës, General Skobelev, nuk duket në imazh.

Ankorimi i anijeve ruse mbështet vlerësimet e analistëve se pazaret e ftohta gjeopolitike ia kanë mundësuar Kremlinit t’i mbajë bazat e tij në Siri, edhe pse deklaratat zyrtare duket se janë formuluar në mënyrë të tillë që të sugjerojnë të kundërtën.

“Udhëheqjes së re të Sirisë i duheshin gjëra që vetëm Rusia mund t’i ofronte”, tha për REL-in Ruslan Trad, analist për çështjet e Sirisë. Ndër faktorët e tjerë, rezervat e armëve të Sirisë janë kryesisht ruse dhe Damaskut “i duhet t’i rimbushë depot”, tha Trad.

Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, kishte udhëhequr një grup rebel gjatë luftës civile në vend, i cili ishte shpesh objektiv i bombardimeve ruse, ndërsa Kremlini përpiqej të mbështeste ish-udhëheqësin sirian Bashar al-Assad. Në vitin 2017, Moska pretendoi se kishte plagosur al-Sharaan në një sulm ajror.

Assad u rrëzua nga pushteti në dhjetor të vitit 2024 dhe forcat ruse që po evakuoheshin nga Siria në atë kohë u goditën me gurë teksa largoheshin nga bastionet e tyre nëpër vend. Në janar të vitit 2025, autoritetet e reja siriane i dhanë fund qirasë 49-vjeçare të Moskës për pjesën veriore të portit, e cila ishte e rezervuar për anijet ruse.

“Në përgjithësi, rusët bënë një bast të keq duke mbështetur Assadin, por më pas e luajtën dorën e tyre mjaft mirë dhe armiqtë e tyre sirianë rezultuan të ishin shumë pragmatikë”, tha Aron Lund, analist për Lindjen e Mesme në Agjencinë Suedeze të Kërkimeve të Mbrojtjes.

“Nafta dhe gruri rus e kanë ndihmuar Sirinë të qëndrojë në këmbë gjatë trazirave ekonomike”, ndërsa “votat ruse në OKB kanë mundësuar heqjen e udhëheqjes aktuale të Sirisë nga listat e OKB-së për terrorizmin. Dhe, natyrisht, bashkëpunimi sirian i ka mundësuar Rusisë t’i mbajë bazat e saj”, tha Lund, duke shtuar se objektet “mund të jenë duke funksionuar tani në një formë të kufizuar”.

Tartusi është baza e vetme detare ruse jashtë ish-Bashkimit Sovjetik dhe është një qendër kyç furnizimi për praninë ushtarake të Kremlinit në Afrikë. Objektet alternative të mundshme në Libi dhe Algjeri kanë infrastrukturë më pak të zhvilluar dhe do të kërkonin marrëveshje të ndërlikuara diplomatike, përfshirë me Turqinë.

Një raport i qershorit nga Shërbimi rus i REL-it tregoi se baza ajrore Khmeimim, pika e dytë kryesore e pranisë ruse në Siri, vazhdon të përdoret nga avionët e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë që fluturojnë drejt Malit dhe vendeve të tjera afrikane. Korpusi Afrikan i Rusisë po përpiqet të ndihmojë ushtrinë e Malit të rimarrë kontrollin e zonave në veri të vendit, të mbajtura nga rebelët tuaregë dhe grupet xhihadiste.

Imazhet e fundit satelitore të bazës ajrore tregojnë se në bazë po zhvillohen punime të mëdha ndërtimore. Siria dhe Rusia kishin deklaruar se baza Khmeimim do të presë një “qendër të përbashkët trajnimi dhe rehabilitimi”./REL

rusi rel

Sondazh

Poll

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt bllokut të sigurisë

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt bllokut të sigurisë

Pagat e magjistratëve/ Braçe i ashpër me KLGJ dhe KLP: Në thesarin e shtetit nuk fut dorën kushdo

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak

Tensione dhe përplasje fizike/ Protesta te Zogu i Zi, shoqërohen 10 aktivistë

SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, policia shoqëron disa prej tyre...

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre

Aktivisti Arben Kola: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale

Berisha kthehet nga SHBA, demokratët dalin e presin në Rinas

"Pushteti është kafshë e përbindshme", Rama për Metën: Talent që s’e mbajti dot peshën!

Rama: U shkel vija e kuqe midis pushteteve! SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju

Rama pritet me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë

Rama për Arben Ahmetajn:Kisha investuar në një maskë karnavalesh,jo në një aset publik për tu besuar

Tirana shembull absurd, deputetët të frustruar në kulm"/Rama:Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit

Grupe kriminale në zgjedhjet e 2025-ës? Rama mbron ish-kreun e SPAK: Padrejtësi e madhe

"Nuk jam shitësi i Shqipërisë"/ Rama për Sazanin: Nuk investojmë për ujin dhe dritat

Çështja e Sazanit dhe Zvërnecit, Rama: Janë dy projekte, por të njëjtët investitorë

Rama në Vlorë, takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale

Rama flet për adoleshencën: Refuzimi i kufijve të imponuar, ishte tipari që më karakterizonte

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në rrugë vështirësojnë qarkullimin

Protesta 'Marshi i Lirisë'/ Autobusë me qytetarë nisen nga komunat drejt Prishtinës

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, qytetarët përplasje me policinë

Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me urbanin

"S’jam këtu për tu bërë mbret"/ Rama: Kur dera e BE-së të hapet, do shpëtoni nga unë