“Për Alket Rizain do bëhet film”, Kadillari: Arratisjet e tij, spektakolare

14 Shtator 2026 | 22:45

Gazetarja Aulona Kadillari deklaroi në emisionin “Now” në Euronews Albania se një regjisor francez pritet të realizojë një film për Alket Rizain dhe arratisjet e tij spektakolare nga burgjet greke.

Rizai, i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për vrasje dhe tentativë vrasjeje, është bërë i njohur për arratisjet e tij me helikopter nga burgu.

Kadillari tha gjithashtu se, nga viti 2021 deri në vitin 2026, Rizait i janë dhënë 17 leje nga burgu, 16 prej tyre të posaçme. Sipas saj, fakti që ai ishte rikthyer në burg pas lejeve të mëparshme kishte ndikuar në fitimin e besimit të autoriteteve.

Ndërkohë, Rizai është përfshirë së fundmi në një përplasje me armë në një zonë plazhi në jug të Athinës, gjatë kohës që ndodhej me leje. Pas një konflikti në një lokal, dyshohet se janë shkëmbyer të shtëna dhe dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ende nuk është përcaktuar se nga cila armë janë plagosur personat, ndërsa autoritetet greke vijojnë hetimet. Sipas verifikimeve paraprake, dyshohet se Rizai ka qëlluar në ajër dhe plumbat mund të kenë bërë rikoshet.

Rizai duhej të rikthehej në burg pas përfundimit të lejes, ndërsa mbetet e paqartë nëse largimi i tij lidhet me incidentin apo nëse kishte planifikuar të mos kthehej në burg.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço zbardh historinë e fortë të Alket Rizait: E dinin në burg por e ndaluan në post-bllok

Eksperti Ervin Karamuço ka folur në “Now” për historitë e arratisjeve dhe profilin e Alket Rizait. Ai thekson se arratisjet spektakolare me helikopter kanë ndryshuar...
22:26 | 14/09/2026

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Flogert Muça komentoi mundësinë që Gjykata e Lartë të marrë një vendim për masën e sigurisë...
22:17 | 14/09/2026

“Nëse Veliaj del nga burgu, do të jetë rrezik për Ramën”, Zekthi: Do të rikthehet më i fortë politikisht

Analisti Fitim Zekthi deklaroi në emisionin “Now” në Euronews Albania se, nëse Erion Veliaj lirohet nga burgu, ai mund të rikthehet më i fortë në...
21:48 | 14/09/2026