web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rama dhunoi pasagjerin”/ Berisha: Kreu i organizatës çan me thonj qytetarin

14 Shtator 2026, 22:46, Aktualitet CNA

“Rama dhunoi pasagjerin”/ Berisha: Kreu i organizatës

Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të një video, duke thënë se kryeministri Edi Rama ka dhunuar brutalisht një pasagjer në avionin e linjës Tiranë-Napoli.

Sipas Berishës kjo ka ndodhur pasi qytetari i është drejtuar me thirrjen “Rama në burg”. Pas kësaj Berisha thotë se Rama e ka dorëzuar para autoriteteve italiane dhe e ka kërcënuar që të mos kthehet më në Shqipëri.

"Kreu i organizatës çan me thonj qytetarin në avionin e linjës Tiranë-Napoli dhe ia dorëzon policisë Italiane vetëm se qytetari bëri thirrje në avion “Rama në burg”!

Madje sipas pasagjerëve në avion e ka kërcënuar duke i thënë mos u kthe më në Shqipëri!

Dënoj me forcën më të madhe dhunën brutale të Padrinos ndaj pasagjerit dhe i bëj thirrje autoriteteve italiane të lirojnë menjëherë të riun guximtar./ CNA





Lajmet e fundit nga