Seferi shpërthen në Turqi, ‘dopietë’ dhe parakalim i Manajt në garën e golashënuesve

Seferi shpërthen në Turqi, ‘dopietë’ dhe parakalim i Manajt në garën e golashënuesve

22:08, 14/09/2026

Taulant Seferi po kalon një moment të shkëlqyer në kampionatin turk dhe këtë herë ka qenë protagonist absolut. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi dy gola në fitoren 4-0 të Kayserispor ndaj Istanbulspor, duke çuar në shtatë numrin e golave të tij në këtë start sezoni.

Seferi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 25-të, duke i dhënë Kayserisporit avantazhin dhe duke nisur festën e skuadrës së tij. Në fundin e takimit, në minutën e 83-të, shqiptari realizoi edhe golin e dytë personal, duke vulosur paraqitjen e tij të shkëlqyer.

Me ‘dopietën’ e fundit, 29-vjeçari ka kaluar në renditjen e golashënuesve edhe Rey Manajn. Seferi tashmë ka shtatë gola në Ligën e Parë të Turqisë, ndërsa sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare ka shënuar gjashtë herë.

Forma e Seferit vjen në një moment mjaft të rëndësishëm, kur vëmendja është kthyer edhe tek Kombëtarja shqiptare. Sulmuesi po i dërgon një sinjal të fortë trajnerit Rolando Maran përpara publikimit të listës së lojtarëve për ndeshjet e radhës të Nations League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco