Mbyllet protesta e 107-të, qytetarët: Rama jepe dorëheqjen

Mbyllet protesta e 107-të, qytetarët: Rama jepe dorëheqjen

22:46, 14/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka përfunduar protesta e 107-të e qytetarëve.

Protesta e kësaj të hëne u shoqërua me thirrje të forta kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. “Rama jep dorëheqjen” ishte thirrja që u përsërit gjatë protestës.

Në fjalimet e mbajtura para Kryeministrisë, protestuesit kërkuan largimin e qeverisë, ndërsa u ngritën edhe shqetësime për situatën politike në vend.

Një prej kërkesave të protestuesve ishte edhe lirimi i protestuesve të arrestuar, ndërsa nga podiumi u përsëritën thirrjet kundër qeverisë.

Gjatë marshimit në rrugët e kryeqytetit, protestuesit janë ndalur edhe te Blloku i Sigurisë, ku kanë kërkuar lirimin e protestuesve dhe kanë vijuar me thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Pas përfundimit të fjalimeve dhe marshimit në rrugët e kryeqytetit, qytetarët kanë mbyllur protestën e 107-të, ndërsa kanë paralajmëruar rezistencë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco