web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta para shkollës/ Hoxha: Goditja ndaj protestuesit ishte për ta përkulur

14 Shtator 2026, 22:58, Aktualitet CNA

Protesta para shkollës/ Hoxha: Goditja ndaj protestuesit ishte për ta

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar incidentin në protestën e ditës së sotme pranë një shkolle. I ftuar në emisionin Opinion Hoxha tha se goditja që i dha efektivi protestuesit ishte për ta përkulur. Sipas tij kjo nuk është zgjidhja e duhur dhe se policia duhet të përdorë mënyra të tjera në protesta të tilla.

“Personi është i shëndetshëm dhe efektivi i gjuan me grusht në bark, që të ulë kokën dhe të arrestohet. Në këtë rast protestuesi nuk bën rezistencë. Goditja është për përkulje të individit, por në këtë rast nuk duket zgjidhja e duhur.

Kjo zgjidhje e policit i ka shkaktuar atij edhe pezullimin. Në rastin konkret, policët janë të shumtë dhe nuk ka as rezistencë nga protesuesi, që është shoqëruar. Policia duhet të ketë një mënyrë ndryshe, sidomos në protesta të tilla”, tha Hoxha./ CNA





Lajmet e fundit nga