Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë paralajmërimet se Inteligjenca Artificiale përbën rrezik ekzistencial për njerëzimin, duke i quajtur ato "mashtrim".
Në një pastim në rrjetin e r tij në Truth Social ditën e sotmem Trump deklaroi se po zhvillohet një komplot i sëmurë kundër AI dhe qendrave të të dhënave, dhe se i vetmi që përfiton nga ky komplot është Kina.
Ky reagim erdhi pasi disa drejtues të kompanive teknologjike kërkuan që zhvillimi i sistemeve të tilla të ngadalësohet. Shefi i Anthropic, Dario Amodei, publikoi një shkrim ku kërkonte më shumë rregulla dhe mbikëqyrje të pavarur për modelet më të avancuara. Thirrjes së tij iu bashkuan menjëherë edhe Sam Altman nga OpenAI dhe Elon Musk nga xAI.
Trump shkroi se frika se AI do të pushtojë botën dhe do të shkatërrojë njerëzimin është një mashtrim, duke e krahasuar me hetimet për lidhjet me Rusinë dhe proceset e shkarkimit gjatë mandatit të tij të parë.
"Për sa i përket Inteligjencës Artificiale, kur keni parë në historinë e biznesit që drejtuesit e një industrie të kërkojnë vetë rregulla që, nëse zbatohen fort, do t'i çojnë drejt falimentimit dhe zhdukjes?
Se AI do të pushtojë botën, do të shkatërrojë njerëzimin dhe gjithë këto gjëra të këqija, është një MASHTRIM i madh, njësoj si RUSSIA, RUSSIA, RUSSIA - UKRAINA, UKRAINA, UKRAINA - MASHTRIMI I SHKARKIMIT NR.1 - MASHTRIMI I SHKARKIMIT NR.2 - dhe të gjitha mashtrimet e tjera që Amerika u detyrua të përballojë nga lojërat e pista të shkatërruesve dhe devijantëve.
Presidenti Xi i Kinës sapo njoftoi se Kina nuk do të bëjë asgjë për të bllokuar Inteligjencën Artificiale apo të ardhmen e saj. Google njoftoi së fundmi se dëshiron të ndërtojë një fabrikë gjigante në Finlandë, vetëm sepse e ka shumë të vështirë të marrë leje në Shtetet e Bashkuara. Nuk jam aspak i lumtur për këtë dhe dua që ta ndryshojnë këtë mendim.
Inteligjenca Artificiale dhe Qendrat e të Dhënave do të jenë motori më i madh i zhvillimit ekonomik në histori, më i madh se nafta, ari, diamantet apo edhe vetë interneti. Ajo nuk do të ndalet nga forcat shkatërrimtare, sado mirë të organizuara, gjatë mandatit të Presidentit DONALD J. TRUMP!ai." shkruan Trump.
Pas deklaratave të drejtuesve të teknologjisë për rreziqet e AI, aksionet e kompanive të lidhura me inteligjencën artificiale pësuan rënie të ndjeshme në bursë.
