ITALI- Policia italiane ka shoqëruar kushëririn e gazetarit Çim Peka, Fabjon Peka, pasi sulmoi verbalisht kryeministrin shqiptar Edi Rama, teksa ndodheshin në të njëjtin avion për në Napoli.
Gjatë momentit kur Rama ka qenë duke zbritur shkallët e avionit, i riu Peka i është afruar kryeministrit dhe, siç Shqiptarja.com mëson, i është drejtuar me fjalët: “Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri”.
Në këto momente, Rama i ka vënë dorën në sup djalit të xhaxhait të Çim Pekës dhe kanë zbritur bashkë nga avioni, duke ia “dorëzuar” më pas policisë italiane që ndodhej në pistën e aeroportit. Efektivët e kanë shoqëruar atë në makinën e policisë.
Fraza “Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri” është interpretuar si një kërcënim ndaj kryeministrit, ndërsa pritet të mësohet më tej nga policia italiane edhe në lidhje me deklarimet e kushëririt të gazetarit Çim Peka, të dhëna para autoriteteve atje.
Shefi i qeverisë ka udhëtuar sot drejt Napolit për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Napoli.

Fabjan Peka, i shoqëruar pas sulmit verbal ndaj Ramës
-
Urime per Konsullaten e Re në Napoli
Përgjigju -
Fabian Peka, Te hongert goja m.t si halet e plazhit te Durrest ne vitet 80
Përgjigju -
Si nuk doli noi mashkull shqipetar se me i thon burre eshte shume lart ti plasi sales vetem nje here mo thone e boni njoni Nipi Maxhun Pekes ambassador ne Paris ne kohen e komunizmit legena qe Jon von ne sherbim te sali legenit
Përgjigju -
Funderrima e fisit Peka. Injorant ka qene dhe injorant do vdesi. Shpresojme ta kete bere nje nate ne birucat e Napolit.
Përgjigju -
SHPELLAR Bastard edhe ne Hene te shkojne kjo rrace QENESH Era PERC XHIZE do te vij.
Përgjigju











Komente
Komento