Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arsimi i fëmijëve, deri në 100 mijë lekë zbritje nga baza tatimore për prindërit

    Harry dhe Meghan tërheqin fëmijët nga shkolla pas dy ditësh, alarm për sigurinë

    Zelensky paralajmëron Evropën: Mos harroni luftën në Ukrainë, na duhen sanksione më të forta ndaj Rusisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » 17 vite pas ek*ekutimit të Franc Konomit, familja rrëfen atentatet dhe konfliktin për pasurinë
    Aktualitet

    17 vite pas ek*ekutimit të Franc Konomit, familja rrëfen atentatet dhe konfliktin për pasurinë

    September 14, 2026

    Vrasja e Franc Konomit, një prej ngjarjeve më të bujshme kriminale të viteve të fundit në Shqipëri, është rikthyer në vëmendje përmes rrëfimit të familjarëve të tij. Djali i tij, Xhoni, dhe bashkëshortja, Rovena, kanë folur për herë të parë publikisht për dhimbjen e humbjes, pretendimet për atentate ndaj djalit dhe konfliktin për pasurinë e lënë pas nga Konomi.

    Në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, me moderatoren Eni Çobani, familjarët kanë kërkuar të drejtën e tyre mbi pasurinë trashëgimore, ndërsa kanë rrëfyer edhe episode të rënda që, sipas tyre, kanë ndodhur pas vrasjes së Franc Konomit.

    Xhoni, mes lotësh, tha se prej 17 vitesh jeton me dhimbjen e vrasjes së babait, ndërsa pretendoi se edhe ai vetë ka qenë në shënjestër dhe se ndaj tij janë kryer dy tentativa për vrasje.

    Ai tregoi se ishte vetëm 15 vjeç kur babai u vra dhe se mungesa e tij ndikoi rëndë në jetën e tij. Sipas Xhonit, dhimbja ishte aq e madhe sa në një moment kishte menduar edhe t’i jepte fund jetës, por besimi te Zoti e kishte ndihmuar të vazhdonte.

    “Nuk po dal vetëm për të drejtën e vetes time, por edhe për të motrës sime. Po dal për një shkak që është prej 17 vitesh, një dhimbje që nuk e di asnjë njeri. Që mua ma kanë vrarë babin prej 17 vitesh. Babi im quhej Franc Konomi, unë jam djali i Franc Konomit, që kurrë nuk kisha të drejtën për t’i thënë vetes që unë isha gjaku i atij. Pse?! Kur më vranë babin deshën që të më vrisnin edhe mua dy herë”, rrëfeu ai.

    Xhoni tha se në momentet më të vështira kishte menduar edhe për vetëvrasje.

    “Unë nuk e përballova dot atë dhimbje dhe doja që të vrisja veten. Desha që të mbysja veten me lloj-lloj mënyrash që ju nuk ia keni idenë. Por, nuk ka dashur Zoti që të më marrë. Kam dashur që të iki, sepse nuk e përballoja dot”, u shpreh ai.

    Ai tregoi se ishte rritur kryesisht me gratë e familjes dhe se e kishte ndjerë fort mungesën e të atit gjatë viteve të rritjes.

    “Unë jam rritur vetëm me femra në familjen time, nuk e kam pasur një burrë që të më tregonte se si të rruhesha apo të sillesha. Iku që kur unë isha 15 vjeç, unë e shikoja babin vetëm gjashtë javë në verë, asnjë gjë”, tha Xhoni.

    Në anën tjetër, bashkëshortja e Franc Konomit, Rovena, foli për pasurinë që, sipas saj, kishte lënë pas i ndjeri. Ajo tha se Franci kishte lënë një shtëpi dhe një hotel, të cilin pretendon se e kishte ndërtuar ndër vite, ndërsa akuzoi kunatin e saj, Adi Konomi, se kishte marrë hotelin dhe më pas ia kishte shitur një personi tjetër.

    Rovena tregoi se për shitjen e hotelit kishte mësuar pasi ishte kthyer në Shqipëri. Sipas saj, ajo nuk arrinte të kuptonte se si një pronë që e konsideronte të bashkëshortit të saj mund të shitej nga një person tjetër.

    “Franci ka lënë shtëpinë e tij, ka një hotel të cilin e ka ndërtuar gjithë këto vite, që kemi qenë në Gjermani. Unë mundoja që të investoja dhe të jepja një kontribut sa të mundja. Kur shkova që pija një kafe, mbaj mend që ne bëmë një piceri, pishinë, kemi pasur dhe dhoma ku vinin turistët. Pyeta se i kujt ishte ky hotel, më thanë ‘ka qenë i Franc Konomit, e ka marrë Adi Konomi dhe ia ka shitur një personi tjetër’”, deklaroi ajo.

    Rovena ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si, sipas saj, ishte shitur prona.

    “Si mund të shesësh ti një pronë që nuk është e juaja. Ai nuk ka kontribuar kurrë për shtëpinë, ka qenë Franc Konomi që i ka mbajtur, e di një Tiranë e tërë”, tha ajo.

    Ajo foli edhe për automjetin me të cilin Franc Konomi u vra. Sipas Rovenës, pas ngjarjes policia i kishte kërkuar të merrte makinën, por ajo kishte refuzuar, pasi nuk dëshironte të mbante automjetin në të cilin kishte humbur jetën bashkëshorti i saj.

    “Franci kishte lënë një ‘Benz’ në të cilin u vra dhe një ‘BMW’, më erdhi policia dhe më tha që t’i merrja. Unë të merrja një ‘Benz’ ku ka humbur jetën burri im, dua që të digjet ai ‘Benz’”, rrëfeu ajo.

    Sipas saj, vetëm një javë më vonë ajo kishte parë vëllain e Francit duke përdorur të njëjtën makinë në Tiranë.

    “Kur pas një jave shikoj vëllain e vet, e kishte larë makinën dhe lëvizte në mes të Tiranës. Të vritet vëllai jot dhe ti të hipësh te ajo makinë, ku ka dhënë shpirt?!”, tha Rovena.

    Si u vra Franc Konomi?

    Franc Konomi u ekzekutua më 8 korrik 2010, pranë zonës së “Pazarit të Ri” në Tiranë. Ai u qëllua me 10 plumba dhe u gjet i pajetë brenda automjetit të tij, një “Mercedes-Benz” i zi.

    Konomi ishte një prej emrave të njohur të botës kriminale të Tiranës së viteve ’90 dhe konsiderohej si një nga personat e fundit të mbetur gjallë nga grupi i të rinjve që në atë periudhë njiheshin si “të fortët” e kryeqytetit.

    Vrasja e tij mbeti për vite një prej ngjarjeve më të bujshme kriminale, ndërsa sot, 17 vite më pas, familjarët e tij kanë rikthyer në vëmendje jo vetëm ekzekutimin, por edhe pretendimet e tyre për pasurinë e lënë pas dhe ngjarjet që, sipas tyre, kanë ndodhur pas vrasjes.

    Franc Konomi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arsimi i fëmijëve, deri në 100 mijë lekë zbritje nga baza tatimore për prindërit

    September 14, 2026

    Harry dhe Meghan tërheqin fëmijët nga shkolla pas dy ditësh, alarm për sigurinë

    September 14, 2026

    Zelensky paralajmëron Evropën: Mos harroni luftën në Ukrainë, na duhen sanksione më të forta ndaj Rusisë

    September 14, 2026

    Rrahën barbarisht një indian në Thiva, arrestohen dy shqiptarë dhe një grek

    September 14, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet September 14, 2026

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Vitin e kaluar Iute në Shqipëri pagoi 1.1 miliardë lekë ose 11.4 milionë euro shpenzime…

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.